Sulmi ukrainas ndaj korvetës ruse “Mercury”, në ujërat territoriale të Libisë, ka hapur një tjetër front përplasjesh, këtë herë diplomatike, mes Kievit dhe Romës. Presidenti Volodymyr Zelensky mbron operacionin në portin e Bengazit, duke e cilësuar atë plotësisht legjitim dhe në koordinim të potë me aleatët, pas kritikave të kryeministres italiane, Xhorxha Meloni se ai sulm nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Por nga Roma erdhi sërish një përgjigje e prerë, këtë herë nga ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, që e ka cilësuar të pavërtetë pretendimin e Zelenskyt.