Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rezerva valutore e Shqipërisë arrin rekordin historik, 8,75 miliardë euro në fund të tetorit

    Numri 112 do të funksionojë 24 orë në ditë, thirrjet emergjente do të koordinohen përmes një sistemi të unifikuar

    Mbrojtje fizike për drejtuesit dhe punonjësit e AMSEVP-së, qeveria miraton rregullat kur kërcënohen për shkak të detyrës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Rezerva valutore e Shqipërisë arrin rekordin historik, 8,75 miliardë euro në fund të tetorit
    Ekonomi

    Rezerva valutore e Shqipërisë arrin rekordin historik, 8,75 miliardë euro në fund të tetorit

    November 27, 2026

    Rezerva valutore e Shqipërisë ka arritur një nivel rekord prej 8,75 miliardë eurosh në fund të muajit tetor, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me një vit më parë.

    Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera e mjeteve të rezervës valutore është rritur me 23,6% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Zgjerimi i saj lidhet me prurjet e konsiderueshme të valutës në ekonominë shqiptare, si dhe me ndërhyrjet e bankës qendrore në tregun e brendshëm të këmbimit valutor.

    Një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në këtë ecuri janë blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë. Vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, banka qendrore bleu rreth 664 milionë euro në tregun vendas, vlera më e lartë e regjistruar për këtë periudhë të vitit.

    Krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, blerjet e valutës u rritën me 241%. Ndërhyrjet kanë vijuar edhe në kushtet e forcimit të lekut ndaj euros, veçanërisht gjatë sezonit turistik veror, kur hyrjet valutore në vend janë tradicionalisht më të larta.

    Rezerva valutore është një tregues i rëndësishëm i qëndrueshmërisë financiare të vendit. Ajo shërben si një mbështetje për përballimin e nevojave të jashtme të ekonomisë dhe rrit aftësinë e Shqipërisë për t’u përballur me goditjet ekonomike dhe luhatjet në tregjet ndërkombëtare.

    euro Rezerva valutore Shqiperia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rezerva valutore e Shqipërisë arrin rekordin historik, 8,75 miliardë euro në fund të tetorit

    November 27, 2026

    Numri 112 do të funksionojë 24 orë në ditë, thirrjet emergjente do të koordinohen përmes një sistemi të unifikuar

    November 27, 2026

    Mbrojtje fizike për drejtuesit dhe punonjësit e AMSEVP-së, qeveria miraton rregullat kur kërcënohen për shkak të detyrës

    November 27, 2026

    Dëmet nga dhuna në protesta, qeveria miraton aktin normativ: Shteti kompenson të dëmtuarit dhe u kërkon paratë përgjegjësve

    November 27, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.