Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim para demokratëve dhe banorëve të Kamzës dhe Paskuqanit, ku ka vlerësuar qëndresën e tyre ndër vite dhe ka folur për situatën politike në vend. Në nisje të fjalës së tij, Berisha përshëndeti të pranishmit dhe drejtuesit e degëve të PD-së, duke shprehur mirënjohjen për atë që e cilësoi si qëndresë me vetëmohim në vitet më të vështira për Shqipërinë.