Ish-finalisti i edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”, Artan Thaqi, ka rrëfyer një histori interesante lidhur me fituesin e edicionit të kaluar, Londrim Mekajn.

I ftuar në “Shok Podcast”, në një intervistë me moderatorin Fis Juniku, Artani tregoi se kishte qenë pikërisht ai person që e kishte ndërmjetësuar kontaktin e parë mes Londrimit dhe produksionit të “Big Brother VIP Kosova”.


Ai u shpreh i lumtur që falë këtij ndërmjetësimi, Londrimit iu dha mundësia të bëhej pjesë e shtëpisë më të famshme në vend, aventurë të cilën ai e përmbylli në mënyrën më të mirë të mundshme, duke triumfuar dhe fituar çmimin e madh.

Megjithatë, krahas këtij rrëfimi, djali i humoristit të ndjerë Rasim Thaqi – Cima, zbuloi edhe një detaj tjetër nga raporti i tij me Londrimin pas përfundimit të spektaklit.

Artani tregoi se pas fitores kishin lënë të takoheshin për një kafe, por një takim i tillë nuk ishte realizuar asnjëherë.

Kështu, ish-finalisti ndau një prapaskenë interesante rreth rrugëtimit të Londrimit drejt “Big Brother VIP Kosova”, duke zbuluar rolin që kishte pasur vetë në mundësimin e pjesëmarrjes së tij në këtë format. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be