Dhjetë të lënduar pas aksidentit mes autobusit dhe kamionit në rrugën Pejë-Prishtinë

27 Nëntor 2026 | 20:20

Një aksident trafiku mes një autobusi dhe një kamioni ka ndodhur sot rreth orës 14:05 në fshatin Rixhevë të Klinës, në rrugën Pejë–Prishtinë.

Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, trajtim mjekësor kanë kërkuar shoferi i autobusit dhe nëntë persona të tjerë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 14:05 është raportuar një aksident trafiku në fshatin Rixhevë të Klinës, në rrugën Pejë–Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një autobus dhe një kamion. Përveç dëmeve materiale, sipas informacioneve të deritanishme, trajtim mjekësor kanë kërkuar shoferi i autobusit dhe nëntë persona të tjerë. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke u marrë me rastin”, ka deklaruar Elezaj.

Policia është duke u marrë me rastin, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Investimet në armatim dhe personel, Kosova synon anëtarësimin në NATO

Të premten, Forca e Sigurisë së Kosovës hapi dyert për qytetarët, duke u dhënë mundësinë të njihen nga afër me ushtarët, makinerinë dhe armatimin që...
16:57 | 27/11/2026

Kurti përsërit thirrjen: Kosova e vetmja në rajon pa status kandidati për BE, të nisë procesi i negociatave për anëtarësim

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i bëri sërish thirrje Bashkimit Evropian që Kosovës t’ia japë statusin e vendit kandidat dhe të nisë procesin e negociatave...
15:51 | 27/11/2026

Prokuroria i përcaktoi Jakup Krasniqit 16 kushte ekstreme për të vizituar gruan e sëmurë

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, i kishte kërkuar Gjykatës Speciale që gjatë vizitës katër-ditore të tij në Prishtinë, të qëndrojë gjatë gjithë...
13:46 | 27/11/2026