Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Nga zgjedhjet te aferat korruptive, opozita 'çmonton' Ramën para Marta Kos

VIDEO/ Berisha: Jemi në kilometrin e fundit, ndaj duhet të qëndrojmë si viganë. Rama njeh vetëm gjuhën e protestës

19:55, 27/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje demokratëve të mos tërhiqen nga aksioni opozitar dhe të vijojnë protestat deri në largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Duke e cilësuar situatën politike si një fazë vendimtare, Berisha deklaroi se opozita ndodhet në ‘kilometrin e fundit’ dhe duhet të qëndrojë e bashkuar përballë qeverisë.

‘Tani që jemi në kilometrin e fundit, ne duhet të qëndrojmë si viganë. Edi Rama, përveç gjuhës së protestës, nuk njeh gjuhë tjetër’, u shpreh ai, duke vlerësuar se protestat e qytetarëve duhet të shërbejnë si thirrje për mobilizimin e gjithë opozitës.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Demokratë e demokrate, ne do të bëjmë gjithçka për ripërtëritjen tonë dhe Kuvendi që bëmë, siç e patë, u zhvillua në shenjë ripërtëritjeje.

Ne do përpunojmë vizionin tonë dhe unë u garantoj se emergjencës kombëtare, sirenat e varfërisë dhe të mjerimit i shuajmë që vitin e parë të qeverisjes.

Ju garantoj se biznesit do t'i krijojmë klimën më të favorshme për lulëzimin e tij.

Garantoj të rinjtë dhe të rejat se vizioni i Partisë Demokratike është vizion në të cilin ata do të kenë çdo mundësi, shkollim, punësim, begatim, strehim në vendin e tyre.

S'do kenë asnjë nevojë të marrin ëndrrat shqiptare mbas krahëve nëpër rrugët e botës.

Shqipëria është vendi i mundësive të jashtëzakonshme, por kjo kërkon të heqim të keqen më të madhe ekzistenciale, të heqim këtë regjim.

Heqja e tij kërkon të qëndrojmë në këmbë dhe në protestë.

Unë e di se opozitarët kaq vite në opozitë janë të lodhur.

Unë e di se janë të rraskapitur.

Unë e di se nuk kanë, se për të ardhur nga një qytet në Tiranë i duhet gjysma e pensionit. I di të gjitha.

Por di dhe këtë që ne kurrë s'duhet të dorëzohemi.

Tani që jemi në kilometrin e fundit, ne duhet të qëndrojmë si viganë.

Edi Rama, përveç gjuhës së protestës, nuk njeh gjuhë tjetër.

Ka qytetarë, ka djem dhe vajza që protestojnë çdo ditë.

Të bekuar janë në protestën e tyre, por ajo protestë është një kushtrim i madh për opozitën.

Opozita është jo sa janë ata sot në shesh, por është 100, 200, 300 herë më e madhe se aq.

Prandaj ajo duhet të tregohet.

Prandaj ajo duhet të bashkohet me bindjen që nuk do i ndahet me protesta gjer në largimin e Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco