E premte, 27 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
“Studentët n’Protestë”: Partia e re “Të Bashkuar për Shqipërinë” nuk na përfaqëson
Lajme

“Studentët n’Protestë”: Partia e re “Të Bashkuar për Shqipërinë” nuk na përfaqëson

“Studentët n’Protestë” kanë reaguar pas prezantimit të partisë së re politike “Të Bashkuar për Shqipërinë”, duke mohuar çdo lidhje me këtë nismë dhe duke theksuar se nuk përfaqësohet politikisht prej saj.

Në një deklaratë publike, studentët bëjnë të qartë se angazhimi i tyre në protestat e nisura më 31 maj nuk lidhet me interesa apo përkatësi partiake. Sipas tyre, lëvizja qytetare që kanë mbështetur qëndron përtej bindjeve politike individuale dhe nuk duhet të identifikohet me asnjë forcë politike.

Komuniteti nënvizon se as zhvillimet e fundit dhe as protesta e 13 tetorit nuk e kanë ndryshuar këtë qëndrim. Studentët shprehen se respektojnë të drejtën e kujtdo për të krijuar një subjekt politik apo për t’u angazhuar në politikë, por kundërshtojnë përdorimin e emrit të komunitetit për të legjitimuar iniciativa të tilla.

Reagimi vjen një ditë pasi një grup studentësh, të rinjsh, pedagogësh dhe profesionistësh prezantuan forcën e re politike “Të Bashkuar për Shqipërinë”, duke njoftuar gjithashtu nisjen e mbledhjes së firmave për themelimin e saj.

Nismëtarët kanë deklaruar se synojnë të ndërtojnë një alternativë politike të bazuar te drejtësia, meritokracia, transparenca dhe llogaridhënia.

Përplasja e qëndrimeve nxjerr në pah dallimin mes angazhimit në protestën qytetare dhe përpjekjes për ta kthyer atë në përfaqësim politik. “Studentët n’Protestë” kërkojnë të ruajnë identitetin e tyre të pavarur, duke theksuar se askush nuk mund të flasë në emër të komunitetit pa përfaqësuar qëndrimin e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.