Drejtori i Tatimeve Binaj komenton deklaratat e Spiropalit: Ligji është një për të gjithë, bashkëshorti kërcënoi inspektorët
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, ka folur në Euronews lidhur me kallëzimin në SPAK ndaj bashkëshortit të Elisa Spiropalit, nga ku ka pretenduar se është kërcënuar nga ky i fundit.
Binaj deklaroi se kontrollet ndaj bizneseve janë kryer sipas të njëjtave procedura ligjore pa dallime për sektorë apo njerëz të ndryshëm.
“Fillimisht ne filluam me sektorin hidrokarbur. Pastaj u vazhdua në sektor të turizmit, në sektor të sigurisë ushqimore të cilat kanë prodhuar rezultate konkrete. Pastaj vazhduam me sektorin e ndërtimit duke u fokusuar qoftë në kompanitë e ndërtimit qoftë në kompanitë që kishin të bënin me real estate ku kishim denoncime dyshime. Pra ne e dimë që cilët janë çmimet e Tiranës, ndërkohë që çmimet që referoheshin ishin çmimet e referencës pra shumë të ulëta prandaj dhe ndërhyrja në këtë sektor ishte e domosdoshme”, tha Binaj.
Binaj sqaroi gjithashtu se kontrollet në sektorin e ndërtimit dhe të pasurive të paluajtshme ishin pjesë e një angazhimi më të gjerë të administratës tatimore për të evidentuar evazionin fiskal dhe problematikat që lidhen me pastrimin e parave.
“Nga ana tjetër dhe institucionet partnere në sektorin e ndërtimit na referonin problematikë të shtuar me pastrimin e parave. Duke qenë se ky viti ishte dhe viti në të cilin duhet të kalojë raporti i moneyval, angazhimi administratës tatimore në ndihmë dhe të aksioneve që duheshin bërë për të identifikuar problematikë në këtë sektorë ishin të nevojshme dhe patjetër që administrata i mori përsipër për ta kryer këtë detyrë.
Ndaj të gjithë këtyre bizneseve të cilët neve i kemi futur për kontroll ka qenë e njëtrajtshme pra janë ndjekur të njëjta procedura në bazë të ligjit të procedurave tatimore. Detyrimet që janë nxjerrë për të gjithë kanë qenë relativisht të larta krahasuar edhe më përpara duke qenë se qasja ka qenë të aplikohet ligji në mënyrë sa më të drejtë dhe të barabartë me të gjithë. Pra kush kapet që ka kryer evazion patjetër duhet të trajtohet si i tillë dhe duhet të referohet në organet ligjzbatuese. Dhe në këtë kuptim dhe pretendimet e bashkëshortit të zonjës Spiropali janë të pabaza për faktin sepse qasja jonë ka qenë e njëjtë në një historik prej dy vjetësh. Ne kemi treguar që ligji është një për të gjithë pra nuk mund të jetë selektiv apo i ndryshëm për persona të ndryshëm”, ka deklaruar Ilir Binaj.
Aksident në Orikum, përplasen dy automjete, plagosen tre persona
Pragu i ri i TVSH-së, Binaj: Më pranë moshave të treta, ulje edhe tek shporta e ushqimeve
Protestat e fundjavës, Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët: Shmangni zonat e demonstratës
- 20:39 Aksident në Orikum, përplasen dy automjete, plagosen tre persona
- 20:28 Berisha: Jemi në kilometrin e fundit, duhet të qëndrojmë si viganë! Rama njeh vetëm gjuhën e protestës
- 20:20 Dhjetë të lënduar pas aksidentit mes autobusit dhe kamionit në rrugën Pejë-Prishtinë
- 20:10 Pragu i ri i TVSH-së, Binaj: Më pranë moshave të treta, ulje edhe tek shporta e ushqimeve
- 19:34 Shqetësim për valën e sulmeve kibernetike në vendet perëndimore
- 19:17 Nju Jork, Parada e Ditës së Falënderimeve shtyhet për herë të parë në 100 vjet