Partizani ka triumfuar 4-1 në derbin ndaj Dinamos, në një ndeshje të çmendur të javës së 13-të të Abissnet Superiores, ku u regjistrua edhe një episod statistikë e pazakontë: katër penallti të akorduara në favor të të kuqve.
Në “Elbasan Arena”, skuadra e Mislav Karoglanit mori një fitore me shumë vlerë, duke dominuar përballjen dhe duke shfrytëzuar superioritetin numerik pas daljes me karton të kuq të kapitenit të Dinamos, Bruno Dita, në fundin e pjesës së parë.
Partizani kaloi në avantazh në minutën e 33-të me Muratajn, ndërsa në fund të pjesës së parë fitoi penalltinë e parë. Aliu u ndal nga pika e bardhë, pasi portieri Aldo Teqja priti goditjen e tij.
Në pjesën e dytë, Aliu korrigjoi gabimin duke shënuar golin e dytë në minutën e 56-të. Më pas erdhën edhe dy penallti të tjera për të kuqtë. Fadairo realizoi në minutën e 72-të, ndërsa në minutën e 83-të Teqja shkaktoi një tjetër 11-metërsh, që këtë herë u kthye në gol nga Xhulio Skuka, në minutën e 85-të.
Mes këtyre episodeve, Dinamo gjeti golin e nderit me Nanin në minutën e 83-të, por pa arritur të ndryshojë fatin e derbit.
Kjo fitore është jetike për Partizanin, që shkon në kuotën e 13 pikëve dhe largohet nga vendi i fundit në klasifikim. Në fund të renditjes zbret Laçi, me 11 pikë.
© SYRI.net
Tragjedi në futbollin afrikan, ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare ish-kapiteni i Liberisë
Agostini, i trishtuar nga tërheqja e Márquez-it: Humbim një kampion të madh që na dhuronte emocione
Vedat Muriqi kthehet në makinë golash, i siguron Fenerbahces miliona euro dhe fiton statusin e yllit të skuadrësBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: