Aksident i rëndë mes dy automjeteve, tre të plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në Orikum, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë të plagosur tre persona.
Pas përplasjes, të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas të dhënave paraprake, tre personat nuk ndodhen në rrezik për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e përplasjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



