Guardiola mbyll derën e Barcelonës dhe tregon se kur mund të rikthehet në futboll

Pep Guardiola e ka bërë sërish të qartë se nuk planifikon të rikthehet te Barcelona, duke e konsideruar të përfunduar kapitullin e tij si trajner i klubit katalanas.

Në një intervistë dhënë për revistën zyrtare të Bundesligës, tekniku spanjoll u pyet edhe për një rikthim të mundshëm te Bayern Munichu. Guardiola nuk e përjashtoi një skenar të tillë, ndërsa fillimisht vlerësoi trajnerin aktual të bavarezëve, Vincent Kompany, të cilin e përshkroi si “një trajner fantastik”.

Të lidhura

None found

Për Barcelonën, megjithatë, ai dha një përgjigje të drejtpërdrejtë dhe pa ekuivok.

“A duhet të rikthehesh te një klub ku ke qenë më parë? Në rastin tim, nuk do të kthehem te Barça”, tha Guardiola.

Gjatë periudhës së tij në ‘Camp Nou’, ai është përballur me presion të madh mediatik, pritshmëri të larta për një futboll të bazuar te posedimi i topit dhe rivalitetin e vazhdueshëm me Real Madridin. Ish-trajneri i Barcelonës ka pranuar më herët se këta faktorë kanë ndikuar ndjeshëm në përvojën e tij.

Guardiola është 55-vjeçar dhe aktualisht nuk drejton asnjë klub. Ai u nda nga Manchester City verën e kaluar, pas dhjetë vitesh në drejtimin e skuadrës angleze.

Me Manchester Cityn, spanjolli fitoi gjashtë tituj të Ligës Premier, ndërsa klubit i siguroi edhe trofeun e parë të Ligës së Kampionëve në historinë e tij.

Sa i përket rikthimit në pankinë, Guardiola tha se nuk ka përcaktuar një datë apo periudhë konkrete.

“Herën e fundit më është dashur një vit i plotë për t’u rikuperuar, por këtë herë nuk e di se sa kohë do të më duhet. Nuk po i vendos vetes asnjë afat”, deklaroi ai.

Raportohet se trajneri ka marrë oferta nga Italia, Holanda dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por deri tani nuk ka pranuar asnjërën.

Guardiola shprehu gjithashtu vlerësimin e tij për Hansi Flick dhe Vincent Kompany, trajnerët aktualë të Barcelonës dhe Bayern Munichut. Sipas tij, të dy teknikët kanë aftësitë e nevojshme për të konkurruar në nivelet më të larta dhe për të ndërtuar skuadra të mëdha.


Shtuar më 27.11.2026 20:52

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetmarsbahisgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişholiganbetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izle