• Kontakt
Friday, November 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Duhet të bashkohemi”, Berisha: Mazhoranca është kthyer në minorancë!

21:05 : 27/11/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për bashkimin e opozitës kundër qeverisë së Edi Ramës, duke deklaruar se zhvillimet e fundit politike kanë krijuar një opozitë më të gjerë se më parë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi qeverinë për rritjen e shpenzimeve të administratës, pagat dhe pensionet e ulëta, si dhe rritjen e çmimeve, duke i cilësuar këta faktorë si shkaqe të largimit masiv të shqiptarëve nga vendi.

Ai krahasoi shpenzimet e administratës, duke pretenduar se në vitet 2012-2013 ato ishin rreth 300 milionë euro, ndërsa sot arrijnë në 960 milionë euro. Berisha kritikoi gjithashtu çmimin e produkteve bazë, duke marrë si shembull qumështin, për të cilin tha se sot shitet deri në 200 lekë për litër.

Kreu i PD-së u ndal edhe te zgjedhjet e fundit, duke akuzuar mazhorancën për përdorimin e administratës dhe burimeve publike për të ndikuar te votuesit. Ai pretendoi se gjatë fushatës janë zhvilluar 4530 aktivitete të paligjshme, janë falur gjoba dhe kamata me vlerë 2.1 miliardë euro dhe janë dhënë përfitime të ndryshme në këmbim të votave.

Berisha vlerësoi qytetarët që votuan opozitën, duke theksuar se ata qëndruan përballë presionit elektoral.

Lexo edhe:

Lobimet e politikës, Zvërneci e Kushner/ Kongresi do të hetojë çështjet që tronditën Shqipërinë

As investimet e NATO-s nuk janë të sigurta në Shqipëri, intrigat e gjobës që njollosi bazën e Kuçovës

Duke folur për protestat e fundit, ai përmendi lëvizjen e flamengove dhe revoltën studentore, të cilat, sipas tij, kanë bashkuar qytetarë me bindje të ndryshme politike dhe kanë ndryshuar raportet mes mazhorancës dhe opozitës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Tjetër. Në vitin 2012, 2013, merrni cilin vit të doni, administrata ka gjithmonë një kosto për ta mbajtur kudo, për Shqipërinë me 2.9 milionë banorë, administrata e kësaj Shqipërie shpenzonte gjithsej 300 milionë euro.
Administrata e sotme e Kipes dhe Edi Ramës shpenzon gjithsej 960 milionë euro.
Atëherë çfarë ndodh?
Rrogat, u bëmë më rrogëulëtit në rajon.
Pensionet më të ulëtat, çnjerëzore, nuk mjaftojnë as për kafshatën, as për ilaçet, mezi mjaftojnë për qiratë, dritat dhe ujin.
Të gjitha këto janë instrumente me të cilat ky regjim largon çdo ditë shqiptarët nga Shqipëria.
Tjetër, çmimet në stratosferë.
Një litër qumësht në vitin 2012, prodhohej me një kosto 40 lekë, shitej me në çmim 67 lekë. Fermeri fitonte 27 lekë. Por edhe blerësi blinte me një çmim të arsyeshëm.
Sot një litër qumësht blihet me 180, 190 apo 200 lekë në një kohë kur rrogat janë më të ulëtat në rajon.
Të gjitha këto bënë që shqiptarët të ikin masivisht nga ky vend i bekuar.
Por mbi të gjitha faktori që i ka përzënë shqiptarët nga Shqipëria ka qenë vrasja e shpresës.
Zgjedhjet e fundit, ndaj dhe unë e them dhe e ritheksoj, një mirënjohje të pakufishme ndaj të gjithë atyre që votuan opozitën.
Zgjedhjet e fundit u zhvilluan në kushtet e një presioni të jashtëzakonshëm.
4530 aktivitete u zhvilluan në mënyrë të paligjshme për të ndikuar te qytetarët për të ndryshuar votën e tyre.
2 miliardë e 100 mijë euro u falën gjoba dhe kamata dy ditëve para zgjedhjeve me impakt në 200 mijë familje dhe 84 mijë biznese.
100 euro për çdo pensionist në mes të fushatës.
Mijëra e mijëra leje legalizimi, certifikata pronësie, leje ndërtimi për vota.
29 mijë hektarë kanabis për vota u firmosën.
Ushtria e patronazhistëve si terroristë elektoralë sulmonin, trysnonin qytetarët.
Ndaj dhe ju keni meritë të jashtëzakonshme që qëndruat.
Por duhet të theksoj me këtë rast, qëndruat ju, pa u ngrit Shqipëria, dhe kjo është meritë e jashtëzakonshme e juaja.
Dhe sot të dashur miq jemi në një situatë sa kritike, por po aq shpresëdhënëse.
Sot ne jemi opozitë masive.
Sot opozita është shtuar me një opozitë të re, e cila ka bërë që në Shqipëri, ajo që quhet mazhorancë të jetë një minorancë, çdo ditë e më e madhe si minorancë.
Lëvizja, e quajtur e flamengove, që bashkoi në shesh si kurrë ndonjëherë demokratë, socialistë, të paparti, në dhjetëra mijëra, qindra mijëra qytetarë ishte një goditje shumë e rëndë për regjimin, një damkosje ndërkombëtare e jashtëzakonshme. Revolta studentore ishte shpërthim i një guximi të paparë, shpërthim të atillë guximi rrugët e Tiranës, guximtarë si studentët nuk kishin parë ndonjëherë.
Dhe ja pra ku jemi në një situatë krejt tjetër.
Jemi në një situatë në të cilën ka një kushtrim, ka një apel që kjo opozitë, më e madhe se kurrë; kjo opozitë, më luftarake se kurrë; kjo opozitë, më e fuqishme se kurrë, duhet të bashkohet. Bashkimi i saj në të gjithë pluralitetin, në respekt të të gjithë identiteteve të këtyre faktorëve kundër të keqes më të madhe që përbën rrezik ekzistencial për Shqipërinë është sot detyrë e çdo shqiptari që i thotë vetes shqiptar.
Është sot detyrë e çdo qytetari që i thotë lirisë liri.
Është sot detyrë e çdo atdhetari që thotë të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo boshatisje e tmerrshme.

Etiketa: Edi Ramaopoziterevolta studentoreSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lobimet e politikës, Zvërneci e Kushner/ Kongresi do të hetojë çështjet që tronditën Shqipërinë

19:59 : 27/11/2026
AKTUALITET

As investimet e NATO-s nuk janë të sigurta në Shqipëri, intrigat e gjobës që njollosi bazën e Kuçovës

19:45 : 27/11/2026
AKTUALITET

Ndryshimi në buxhet/ Brisejda Çakërri, idiotja e dobishme e investitorëve strategjikë

19:35 : 27/11/2026
AKTUALITET

Qytetarët mblidhen tek Kryeministria, thirrje për dorëheqje e Ramës

19:12 : 27/11/2026
AKTUALITET

Rama gjen zgjidhjen për dëmet në protesta: Shteti paguan, protestuesit nxjerrin kuletën

18:56 : 27/11/2026
AKTUALITET

“Rama nuk pyet për Kushtetutën”/ Nuri: Qeveria përdor policinë për të shuar protestën

16:16 : 27/11/2026

TË GJITHA

“Duhet të bashkohemi”, Berisha: Mazhoranca është kthyer në minorancë!

21:05 : 27/11/2026

Aksident në Orikum, tre persona të plagosur

20:52 : 27/11/2026

Sherr mes disa personave në Fier

20:42 : 27/11/2026

Vlora nën pushtetin e ujit pas reshjeve, disa akse rrugore të pakalueshme

20:39 : 27/11/2026

69 mln lekë që mungojnë në Postën e Durrësit/ Si funksiononte skema me mandatpagesat për Shijakun dhe Krujën?

20:25 : 27/11/2026

5 automjete përfshihen në aksident te mbikalimi i Selitës

20:13 : 27/11/2026

Lobimet e politikës, Zvërneci e Kushner/ Kongresi do të hetojë çështjet që tronditën Shqipërinë

19:59 : 27/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com