69 milionë lekë të zhdukura nga Posta e Durrësit/ Pamjet e kamerave zbulojnë lëvizjet e dyshimta të parave dhe skemën me mandatpagesat për Shijakun e Krujën

Një kontroll i brendshëm i Postës Shqiptare, i shoqëruar me verifikimin e pamjeve të kamerave të sigurisë, ka evidentuar veprime të dyshimta në Filialin e Postës së Durrësit. Sipas rezultateve të auditimit, në këtë filial mungojnë 69 milionë lekë të rinj.

Emisioni “Në Shënjestër”, i gazetares Klodiana Lala, trajtoi dyshimet për përvetësimin e fondeve, mënyrën se si u zbulua mungesa financiare dhe rolin e personave të përmendur në dokumentet e auditimit.

Të lidhura

None found

Nën hetim dhe në qendër të dyshimeve janë ish-drejtoresha Elisabeta Mataj, shefja e Financës Valbona Duni dhe specialistja Paola Dana. Dokumentet tregojnë se për degët postare të Shijakut dhe Krujës përgatiteshin mandatpagesa, por shumat përkatëse nuk rezultonin të regjistruara si hyrje në arkat e këtyre degëve. Ndërkohë, pamjet filmike tregojnë lëvizje të përsëritura të thasëve me para dhe dalje të punonjëseve nga ambientet e filialit.

Pjesë nga dokumentari:

Çështja, e cila fillimisht u trajtua si një aferë korruptive, ka marrë përmasa shumë më të mëdha se vetë Filiali i Postës së Durrësit, aty ku dyshohet se nisi skema. Dosja tashmë ndodhet në duart e SPAK-ut, i cili dyshon se nuk bëhet fjalë për veprimin e një personi të vetëm, por për një grup të strukturuar kriminal që mund të ketë lidhje deri në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas dyshimeve, grupi ka vepruar për një periudhë të gjatë brenda filialit postar, duke përvetësuar miliona lekë. Paratë, dyshohet se janë përdorur edhe për blerjen e mandateve të deputetëve.

Etleva Budini, deputetja socialiste e qarkut Durrës, është një prej personave me imunitet që po verifikohet nga SPAK.

Interesimi i organeve të drejtësisë lidhet edhe me detyrën që ajo ka mbajtur më herët si drejtoreshë e Postës Durrës, periudhë gjatë së cilës auditi ka evidentuar shkelje të rënda dhe përvetësim fondesh.

Dyshimet lidhen me një mekanizëm të ndërlikuar, ku zyrtarë të postës dyshohet se merrnin përqindje nga pagesat e kryera për llogari të institucioneve të tjera, përfshirë Kadastrën dhe pagesat e bonusit të qirasë për personat e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, i cili shkaktoi 51 viktima.

Kjo është historia e Filialit të Postës së Durrësit dhe e ish-drejtueses së tij, Elisabeta Mataj.

Që prej muajit korrik të këtij viti, Mataj është vënë nën hetim nga Prokuroria e Durrësit për shpërdorim detyre, lidhur me fondet e filialit që drejtonte.

Hetimi nisi pas një kallëzimi të bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare. Institucioni kishte konstatuar se në inventar mungonin shuma të konsiderueshme parash, të cilat nuk po arkëtoheshin nga Filiali i Postës Durrës, që mbulonte edhe degët e Shijakut dhe Krujës.

Kontrollet e para do të zbulonin një situatë më të rëndë, me abuzime financiare në vlera të konsiderueshme.

Në kallëzimin drejtuar Prokurorisë së Durrësit kërkohej nisja e hetimeve ndaj filialit, pasi fondet nuk po transferoheshin në llogarinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Postës Shqiptare.

Si pasojë, në llogaritë kontabël të Postës Qendrore ishin krijuar diferenca negative.

Përpara se të paraqiste kallëzimin, drejtori i Përgjithshëm kishte urdhëruar edhe një auditim të brendshëm në Filialin e Postës Durrës.

Kontrolli u ndërmor për shkak të dyshimeve mbi mënyrën e administrimit financiar të këtij filiali në varësi.

Verifikimet nxorën në pah jo vetëm dyshime për shpërdorim detyre, por edhe përfshirjen e titullarëve dhe funksionarëve të rëndësishëm të institucionit. Këta persona dyshohet se kanë marrë shuma të mëdha nga thasët me para të destinuara për pensionistët dhe për ndihmën sociale, ndërsa destinacioni i shumave nuk është përcaktuar ende.

Kallëzimi në Prokurori

Më 14 Korrik 2026, subjekti ‘Posta Shqiptare’ depozitoi pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës një kallëzim penal. Në të thuhej se Filiali i Postës Shqiptare Durrës nuk kishte vijuar transferimin e fondeve në llogarinë e Drejtorisë së Përgjithshme, duke krijuar diferenca negative në llogaritë kontabël të Drejtorisë së Përgjithshme të Postës Shqiptare Sh.a..

Për të mbështetur këto konstatime, Drejtoria e Përgjithshme kishte ngritur më herët një grup auditimi.

Grupi i kontrollit kreu verifikime në Filialin e Postës Durrës gjatë muajve prill dhe maj të vitit 2026.

Gjatë kontrollit të parë u konstatua se filiali qendror pranonte mandatpagesa në emër të degëve më të vogla, por paratë nuk rezultonin të transferuara në llogaritë e degëve të Shijakut dhe Krujës.

Grupi i auditimit verifikoi gjendjen e arkës dhe konstatoi se gjatë muajve Prill-Maj 2026, nga arka qendër ishin prerë mandatpagesa në lekë në favor të Degës Postare Shijak dhe Degës Postare Krujë. Këto mandate ishin regjistruar në sistem dhe në ditarin e arkës qendër të Filialit Durrës, duke ulur gjendjen fizike të parave në këtë arkë.

Pikërisht këtu del edhe vlera e parë e shumës së munguar nga Filiali i Postës së Durrësit.

Sipas auditimit, bëhet fjalë për 690 milionë lekë të vjetra, ose rreth 700 mijë euro.

Këto fonde duhej të regjistroheshin si hyrje në arkat e degëve postare të Shijakut dhe Krujës.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk kishte ndodhur dhe nuk dihet se ku kanë përfunduar paratë.

Verifikimi në ditarët analitikë të arkave të Shijakut dhe Krujës tregoi se vlerat e mandateve nuk ishin regjistruar si hyrje në degët përkatëse. Për këtë arsye, dalja e rreth 69 000 000 lekëve nga arka qendër e Filialit Durrës mbeti e pajustifikuar.

Me fjalë të tjera, paratë kishin dalë nga Posta e Durrësit me destinacion arkat e degëve të Shijakut dhe Krujës, por nuk kishin mbërritur në to.

Pyetja që ngrihej ishte se ku kishin përfunduar këto shuma dhe si ishte bërë e mundur zhdukja e tyre.

Po ashtu, hetuesit kërkuan të përcaktonin personat përgjegjës dhe nëse një shumë e tillë mund të largohej pa dijeninë e drejtuesve të institucionit.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, Posta Shqiptare nuk u kufizua vetëm te auditimi financiar.

Institucioni vendosi të shqyrtojë edhe pamjet e kamerave të sigurisë të instaluara brenda Filialit të Postës Durrës.

Në filmime shihen punonjëse që lëvizin vlerat monetare në kundërshtim me rregullat dhe, në disa raste, marrin para nga thasët dhe i nxjerrin jashtë godinës.

Sipas pamjeve të administruara nga kamerat në ambientet e Filialit Durrës qendër, lëvizjet e parave janë kryer në kundërshtim me aktet ligjore dhe me rregulloren e brendshme të Posta Shqiptare Sh.a.

Por çfarë tregojnë konkretisht pamjet dhe cilët janë personat e identifikuar në to?

Gjithashtu, hetimi synon të zbardhë lidhjen mes Elisabeta Matajt, shefes së Financës Valbona Dunit dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje.

Më 2 Prill 2026, në orën 15:28, Valbona Duni, së bashku me specialistin e financës dhe në prani të Paola Danës, merr në arkë një thes me vlera monetare që sapo kishte mbërritur, i shoqëruar nga banka.

Specialisti i financës largohet me thesin dhe, i shoqëruar nga shefja e Financës, shkon në zyrën e saj.

Pak më vonë, Valbona Duni e çon thesin në zyrën e drejtoreshës së filialit, Elisabeta Mataj.

Në orën 15.39, Mataj del nga zyra me një qese të bardhë transparente, përmbajtja e së cilës nuk përcaktohet nga pamjet.

Edhe pse grupi hetimor nuk arriti të identifikojë sendet që ndodheshin në qese, verifikimet e tjera treguan se në të njëjtën datë Elisabeta Mataj kishte firmosur një mandatpagesë prej 5 milionë lekësh për degën postare Shijak.

Megjithatë, kjo shumë nuk rezultonte e depozituar në llogarinë e degës.

Mandatpagesa nr. 2330, e datës 2 Prill 2026, ishte në vlerën 5 000 000 lekë dhe kishte përshkrimin “për llogarinë lidhje të brendshme dega Shijak”. Dokumenti mbante firmat e Elisabeta Matajt, Valbona Dunit, Paola Danës dhe F. N, arkëtare e degës Shijak, firma e së cilës dyshohet se ishte falsifikuar.

Sipas verifikimeve, ky nuk ishte rasti i vetëm kur nga Filiali i Postës Durrës u morën para në këtë mënyrë.

Episode të ngjashme janë regjistruar në mënyrë të përsëritur gjatë muajve prill dhe maj të vitit 2026.

Në pamje shfaqen të njëjtat zyrtare: Elisabeta Mataj, në atë periudhë drejtoreshë e Filialit të Postës Durrës, Valbona Duni, shefe e Financës, dhe Paola Dana, specialiste e filialit.

Verifikimet ngrenë dyshime se në të gjitha rastet e evidentuara, firmat e arkëtareve të degëve Shijak dhe Krujë janë falsifikuar.

Më 14 Prill 2026, në orën 13:06, Valbona Duni merr nga zyra e arkës një thes me vlera monetare. Në atë moment aty ndodhej edhe Paola Dana.

Më pas, shefja e Financës futet në zyrën e saj.

Kësaj ngjarjeje i korrespondon mandatpagesa nr. 2706, me vlerë 10 000 000 lekë dhe me përshkrimin “për llogarinë lidhje të brendshme dega Krujë”. Dokumenti është firmosur nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe V. G, arkëtare e degës Krujë, firma e së cilës dyshohet se është falsifikuar.

Një tjetër rast është regjistruar të nesërmen, më 15 Prill 2026.

Këtë herë kamerat kanë fiksuar Valbona Dunin duke dalë nga Filiali i Postës Durrës me një çantë dore.

Verifikimet për këtë episod kanë evidentuar sërish dyshime për falsifikimin e firmës së arkëtares së Postës Krujë, V. G.

Dyshimi është se edhe kjo firmë është falsifikuar nga i njëjti grup brenda Postës Durrës, i cili drejtohej nga Elisabeta Mataj.

Mekanizmi i dyshuar përsëritej në të njëjtën mënyrë: fillimisht përgatiteshin mandatpagesat për degët e Shijakut dhe Krujës, më pas imitohej firma e arkëtareve dhe në fund shumat që duhej t’u transferoheshin këtyre degëve merreshin nga thasët në Postën Durrës dhe nxirreshin jashtë zyrave, pa u përcaktuar destinacioni.

Një prej episodeve të regjistruara ka ndodhur më 15 Prill 2026, në orën 14:13. Valbona Duni merr një thes me lekë nga arka, ndërsa aty ndodhej Paola Dana.

Pas marrjes së thesit, shefja e Financës hyn në zyrën e saj.

Pas 22 minutash, ajo del nga zyra me një çantë dore dhe largohet nga ambientet e punës.

Për këtë datë rezulton mandatpagesa nr. 2748, në vlerën 10 000 000 lekë, me përshkrimin “për llogarinë lidhje të brendshme dega Krujë”. Dokumenti mban firmat e Elisabeta Matajt, Valbona Dunit, Paola Danës dhe V. G, arkëtare e degës Krujë, firma e së cilës dyshohet e falsifikuar.

Pamjet dhe dokumentet sugjerojnë se Valbona Duni nuk vepronte e vetme.

Dyshimet përfshijnë edhe drejtoreshën e Filialit të Postës Durrës, Elisabeta Mataj.

Edhe në rastet kur Mataj nuk shfaqet duke marrë para nga thasët, firma e saj në dokumente tregon se ajo mund të ketë pasur dijeni për veprimet e paligjshme të vartëses së saj, Valbona Dunit.

Në një tjetër episod, Paola Dana shfaqet duke i dorëzuar shefes së Financës fasheta me kartëmonedha të prerjes 5 mijë lekë të reja.

Edhe për këtë ngjarje ishin përgatitur mandatpagesa në vlerën 5 milionë lekë të reja për degën postare Shijak.

Edhe kjo shumë nuk rezultonte e transferuar në llogarinë e degës, megjithëse dokumentet mbanin një firmë sikur arkëtarja e Shijakut i kishte tërhequr paratë.

Dyshimi i hetuesve është se edhe firma e kësaj arkëtareje ishte falsifikuar.

Më 20 Prill 2026, në orën 13:39, nd/arkëtarja, në prani të arkëtares Paola Dana, i dorëzon Valbona Dunit rreth 10 fasheta me kartëmonedha të prerjes 5 000 të reja, të vendosura në qese plastike.

Pas marrjes së parave, shefja e Financës shkon në zyrën e saj.

Verifikimi i dokumenteve tregon se kësaj date i përket mandatpagesa nr. 2866, në vlerën 5 000 000 lekë, me përshkrimin “për llogarinë lidhje të brendshme dega Shijak”. Ajo është firmosur nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe F. N, arkëtare e degës Shijak, firma e së cilës dyshohet e falsifikuar.

Një situatë e ngjashme u përsërit edhe katër ditë më vonë. Punonjësi që shoqëronte vlerat monetare la dy thasë me para në arkën e Filialit të Postës Durrës, por njëri prej tyre rezulton se u mor nga Valbona Duni.

Shefja e Financës e çoi më pas thesin në zyrën e saj.

Në lidhje me këtë rast rezulton të jetë prerë një mandatpagesë në vlerën 5 milionë lekë për degën Shijak, por shuma nuk rezulton e depozituar në këtë postë.

Dyshimi është se paratë u përvetësuan nga grupi i drejtuar nga Elisabeta Mataj, në bashkëpunim me Valbona Dunin dhe Paola Danën.

Sipas hetimit, këta persona kanë vijuar të përdorin firma të falsifikuara të arkëtareve të degëve Shijak dhe Krujë.

Një tjetër rast është regjistruar më 30 Prill, kur mungojnë 11 milionë lekë të rinj.

Më 7 Maj rishfaqet edhe vetë Elisabeta Mataj, e cila shihet duke marrë para nga thasët.

Më 7 Maj 2026, në orën 14:41, Valbona Duni merr nga arka një thes me lekë, ndërsa në ambient ndodhej Paola Dana. Më pas, ajo hyn në zyrën e saj.

Një minutë më vonë, Valbona Duni del me të njëjtin thes dhe hyn në zyrën e drejtoreshës Elisabeta Mataj.

Pas një kohe të shkurtër, të dyja dalin nga zyra.

Për këtë episod rezulton mandatpagesa nr. 4283/6, në vlerën 5 000 000 lekë dhe me përshkrimin “për llogarinë lidhje të brendshme dega Shijak”. Dokumenti ishte firmosur vetëm nga Paola Dana.

Një ditë më pas, Valbona Duni merr nga arka një pako të madhe me kartëmonedha të prerjes 5 000 të reja, në prani të Paola Danës, dhe e çon në zyrën e saj.

Për këtë datë rezulton mandatpagesa nr. 4320, në vlerën 5 000 000 lekë, me përshkrimin “për llogarinë lidhje të brendshme dega Shijak”. Dokumenti mban firmat e Elisabeta Matajt, Valbona Dunit, Paola Danës dhe F. N, arkëtare e degës Shijak, firma e së cilës dyshohet e falsifikuar.

Sipas pamjeve të sigurisë, veprimet e dyshuara kanë vijuar deri më 29 Maj 2026.

Të paktën këto janë episodet që janë verifikuar përmes kamerave të sigurisë.

Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar edhe tri raste të tjera, ku Elisabeta Mataj, në cilësinë e drejtoreshës së Postës Shqiptare, së bashku me Valbona Dunin dhe Paola Danën, shfaqen duke marrë para nga thasët.

Sipas përllogaritjeve fillestare të grupit hetimor, vlera totale e shumave të munguara arrin në 69 000 000 lekë të rinj.

E pyetur për përfshirjen e saj në këtë çështje, shefja e Financës Valbona Duni ia atribuoi përgjegjësinë drejtoreshës Elisabeta Mataj.

Sipas deklarimit të saj, ishte Mataj ajo që merrte paratë nga thesi dhe i vendoste në çantën personale.

Duni u shpreh se ajo kishte vepruar gjithmonë në bazë të urdhrave verbalë të drejtoreshës.

Megjithatë, rregullorja për administrimin e vlerave monetare dhe rregullorja e sigurisë së Postës Shqiptare përcaktojnë se administrimi fizik i parave i takon vetëm arkëtares.


Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetmarsbahisgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişholiganbetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izle