Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kontaktuar kryeministren italiane Giorgia Meloni, pas polemikave të shkaktuara nga deklaratat e tij në një intervistë për BBC-në lidhur me operacionin kundër anijeve ruse në portin libian të Bengazit.
Në intervistën e dhënë të premten, më 27 nëntor, Zelensky e cilësoi operacionin si një goditje ndaj një objektivi plotësisht legjitim, duke deklaruar se forcat ukrainase nuk ndërmarrin sulme pa u koordinuar paraprakisht me partnerët e tyre.
Megjithatë, kjo deklaratë u vu në pikëpyetje pasi u bë e ditur se Italia dhe aleatët e tjerë evropianë nuk ishin informuar paraprakisht për operacionin. Ministrat italianë të Mbrojtjes dhe të Jashtëm reaguan publikisht, duke mohuar se kishin pasur dijeni për sulmin.
Pas këtyre zhvillimeve, Zelensky telefonoi kryeministren italiane Giorgia Meloni për të sqaruar situatën, ndërsa sipas raportimeve, i kërkoi asaj falje për deklaratat e mëparshme.
Ishte vetë Meloni ajo që konfirmoi telefonatën, gjatë një fjale në asamblenë kombëtare të forcës politike të qendrës Noi Moderati. Ajo deklaroi se presidenti ukrainas kishte sqaruar disa nga komentet e tij të mëparshme, të cilat kishin ngritur dyshime, duke shtuar se ky sqarim ishte i nevojshëm.
Telefonata vjen në një moment tensionesh diplomatike, pas mungesës së koordinimit paraprak të operacionit me Italinë dhe partnerët e tjerë evropianë.
Nju Jork, Parada e Ditës së Falënderimeve shtyhet për herë të parë në 100 vjet
Sulm i armatosur në Peru, grabitet automjeti që transportonte bizhuteri (VIDEO)
Kryeministri i emëruar i Izraelit premton formimin e qeverisë së re brenda 8 ditësh
- 21:15 136 kilogramë marihuanë në Kaçanik, Prokuroria ndalon tre persona, një ende në arrati
- 21:12 FOTO/ Kuqezi dhe me emblemën e UÇK-së, “Liria ka Emër” i jep “NewBorn”-it pamje të re për 28 Nëntor
- 21:06 “Historitë e Çmendura të Tiranës”, Ben Blushi sjell galerinë e të “çmendurve” që bënë kryeqytetin!
- 20:51 Drejtori i Tatimeve Binaj komenton deklaratat e Spiropalit: Ligji është një për të gjithë, bashkëshorti kërcënoi inspektorët
- 20:39 Aksident në Orikum, përplasen dy automjete, plagosen tre persona
- 20:28 Berisha: Jemi në kilometrin e fundit, duhet të qëndrojmë si viganë! Rama njeh vetëm gjuhën e protestës