Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

11 muaj pas denoncimit të Piranjave, dentistja pa licencë vijon aktivitetin, hedh akuza për Urdhrin e Stomatologut

21:36, 27/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kush nuk e kujton dentiste Gentën, për të cilën vitin e kaluar ju kemi folur në disa emisione me radhë?

Ishte muaji dhjetor i vitit 2025 dhe asokohe, pseudomjekja ishte sistemuar në një klinikë në qytetin e Shijakut, larg syrit të institucioneve, dhe personave që e kërkonin gjithandej për t’i kërkuar paratë mbrapsht.

Në kushtet kur përvecc cilësisë skandaloze, të denoncuar nga disa paciente, Shaholli nuk dispononte as dokumentat e duhura për të ushtruar profesionin e mjekes, Inspëktoriati shëndetësor vendosi mbylljen e klinikës së saj dentare deri në plotësimin e dokumentaccioneve përkatëse.

Por ccfarë kishte ndodhur gjatë këtyre 11 muajve pas ndërhyrjes tonë?

Mjeshtrja ishte kthyer në aktivitet. Dhe jo më në periferi, por në një zonë tepër të populluar të Tiranës.

Zonja e re, me shpresën se dhimbjet do të pakësoheshin bënte ccdo gjë që dentistja I thoshte. Por dukej se gjendja sa vinte e rëndohej.

Një seri eksperimentesh në gojën e pacientes, pa u merakosur aspak për gjendjen e saj shëndetësore. Dhe kur zonja I ankohej

Në kushtet kur gjithccka ishte bërë në mënyrë aspak profesionale, zonja I kërkon dentistes 740 mijë lekët që I kishte dhene për punën e pabërë.

Ky që dëgjuat është denoncimi i fundit për nga radha, por mos harrojmë që disa dhjetra pacientë të kësaj pseudo-mjekeje nuk kanë pranuar të flasin.

Ndaj një pyetje na vjen natyrshëm: si është e mundur që kjo zonjë vazhdon të hapë klinika thuajse ccdo vit pa u pajisur ende me liccensë, sicc e vërteton edhe ky dokument?

Për këtë situatë vendosim në dijeni Inspektoriatin shtetëror shëndetësor I cili  me një shkresë zyrtare na sqaron se “urdhëri I stomatologut më datë 8 shtator 2026 ka kërkuar ndërhyrjen e strukturave inspektuese për verifikimin e dyshimeve se znj Genta Elezi ushtronte profesionin e mjekes së stomatologes pranë subjektit DENTROOM pa qënë e pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit. Inspektorët kanë konstatuar këtë shkelje dhe I kanë lënë masën administrative “paralajmërim” duke I lënë afatin 8 ditor për paraqitjen e prapësimeve ndaj rezultateve të inspektimit.”

Po ashtu në datë28.09.206 u krye një riinspektim për verifikimin e përmbushjes së detyrave të lënë përgjatë inspektimit të mëparshëm, nga ku rezultoi se G. E  vijonte të mos ishte e pajiur me lejen e ushtrimit të profesionit. Ndaj në këto kushte u vendos masë administrative 500 mije leke të vjetra si dhe detyrimin që ttë mos e ushtrojë profesionin e stomatologes deri në pajisjen me lejen perkattëse të ushtrimit të profesionit.”

Por pavarsisht këtyre masave që cituam, pseudomjekja vijonte punën e qetë pa e prishur aspak terezinë.

 Ndaj në këto kushte, vendosim t’I bëjmë një vizitë pranë klinikës së saj të re.

Zonja Genta ka justifikimin se mos pajisja me lejen e ushtrimit të profesionit lidhet me faktin e disa favoreve seksuale që sipas saj janë këkrkuar nga Nikollë Deda, i cili sot jo vetëm nuk është më president i urdhërit të Stomatologut, por madje është i akuzuar penalisht për abuzim me fondet e këtij urdhëri.

*Troc me thënë donte favore seksuale ai zotëri.kam bërrë dhe denoncim tek komisariati nr 2 dhe nuk u vu uji në zjarr dhe nuk pata guxim të shkel më në atë institucion. *

Sakaq, akuza të forta zonja Genta ben dhe ne adresë të presidentit actual Almiro Gurakuqi. Këtë të fundit e akuzon për dhënie parash si këmbim për tu pajisur me licnesë.

Piranjat kontaktuan me të dy zotërijtë, ku zoti Nikolla mohoi ccdo pretendim të hedhur ndaj tij e ndërsa Zoti Gurakuqi u ndal tek arsyet e mospajisjes me licensëë.

Sipas rregullores për licensim, kërkohen një sërë dokumentacionesh plotësuese si aplikante për herë të parë, ndersa për stomatologët që riaplikojnë në nenin  6 pika c dhe j thuhet : pika c: Dokumentin e lëshuar nga organi kompetent që vërteton plotësimin e krediteve të edukimit në vazhdim të nevojshme për ushtrimin e profesionit dhe ri-liçensimit. Dhe pika j- Dëshminë e penalitetit dhe vërtetim nga Prokuroria.

Mos harrojmë diccka tepër të rëndësishme. Genta Shaholli është nen hetim pas dy procedimeve penale të regjistrruara më datë 4.12.2025 dhe 9.9.2025.

Dhe tani të vijmë pak tek thelbi i problemit, sepse fundja dentist nuk të bën vetëm diploma apo liccensa në mur, por eksperienca dhe cilësia e shërbimit ndaj pacientëve.

Është tërësisht e kotë të diskutohet me këtë individ që me paaftësinë e saj ka shkaktuar rregullisht dëme tek pacientët. Ndaj në kushttet kur është përsëritëse për të disatën herë në shkeljet e saj, marrim kontakt me inspektoriatin e punës I cili vendos mbylljen e klinikës së saj dentare deri në plotësimin e dokumentacioneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco