Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rei Sulejmani thirrje policisë më 28 Nëntor: Përballë nuk keni armiq, por vëllezërit tuaj

21:56, 27/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Rei Sulejmani 

Mirëmbrëma!

Unë jam Rei Sulejmani. Jam ai protestuesi që është artist, muzikant, piktor, komedian,  dhe aktivist.

Kam fituar dhe një çmim në Këngën Magjike, dhe kam 4 çmime si artist tatuazhesh nderkomnetre.

Pavarësisht se ZOTI më ka FALUR disa TALENTE, unë vazhdoj prej gjashtë vitesh të endem rrugëve të Europës, me valixhe në dorë.

E lashë Shqipërinë sepse ARTIN e vranë, artistin e kthyen në një shërbëtor të SULLTANIT, e si rrjedhojë ai bëhet vegël e propagandës.

Ky kryeministër, pasi dështoi si artist por shkëlqeu si hajdut, i degdisi artistët e vërtetë rrugëve të botës.

Në SHQIPËRI u ktheva me familjen, me një çantë shpine, për të qëndruar disa ditë dhe kam mbetur këtu prej gjashtë muajsh.

Më kthyen padrejtësitë që kam kaluar në kurriz trenave të Gjermanisë. Më kthyen lotët e tim biri, sa herë ndahej nga gjyshërit e vet te dyert e aeroporteve.

Fatkeqësisht nuk u ktheva si artist, por si aktivist.

Shumë vetë i krahasojnë këto protesta me vitin 1990, me rënien e diktaturës. Por revolucioni i sotëm është ndoshta edhe më i rëndësishëm.

Në vitin 1990, sistemi ishte i kalbur; kur Evropa shkëlqente, në Shqipëri njerëzit s’kishin bukë për të ngrënë, por më keq akoma, ishin të frikësuar nga ai që konsiderohej diktatori i fundit, edhe pse kishte 5 vjet që kishte vdekur.

Sot, jemi përsëri në diktaturë, por më të sofistikuar, në kulmin e ekonomisë kriminale, me polici të inkriminuar dhe me propagandë më të konsoliduar, e cila na kërkon të besojmë se: «Këta nuk i shporrim dot kurrë!»

Prandaj, çdo orë dhe çdo ditë e këtyre gjashtë muajve ka pasur kaq shumë rëndësi.

Në 1990-n ra diktatura por jo frika. Sot, do të bien të dyja. Sot ne kemi mundur frikën! Do të mundim dhe diktaturën.

Nuk kemi frikë as nga ai polici  që korruptohet me molto, as nga ai që fle në të njëjtin krevat me krimin e organizuar, e as nga polici që është katandisur në një vegël të SULLTANIT.

Sot policia ka një mundësi të vetme: të dalë në krahun e popullit. Atje, përballë, nuk ka armiq: atje ka studentë, ka motrat dhe vëllezërit e vetë.

Se Shqipëria nuk është thjesht një copë tokë, por gjaku, gjuha dhe historia jonë.

Më 28, sheshi do të shpërthejë nga zëri i një populli që nuk pranon më të nëpërkëmbet!

Kur shqiptarët ngrihen të bashkuar, asnjë pushtet nuk mund t’i shpërfillë!

Ne nuk ikim më!

Dëgjon, zoti Kryeministër?

Këto valixhe janë për ty sot! Është koha jote të ikësh. Dhe ne të kthehemi në vendin tone.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco