‘Nëntori i tretë është një utopi dhe iluzion’, Çipa: Revolucionet e premtuara rezultojnë mashtrim

27 Nëntor 2026 | 22:15

Gazetari Aleksandër Çipa komentoi në emisionin “Review” në Euronews Albania simbolikën e protestës që pritet të mbahet nesër, më 28 nëntor, duke u ndalur te slogani “Nëntori i tretë”, në një referencë simbolike ndaj Ditës së Pavarësisë.

Çipa e cilësoi këtë koncept si një utopi dhe iluzion, duke bërë dallimin mes dy nëntorëve të parë, të cilët i konsideroi ngjarje historike të dëshmuara, dhe pretendimit për një “Nëntor të tretë”.

“Nëntori i parë dhe i dytë janë ndodhi historike të dëshmuara. Nëntori i tretë është një utopi, një iluzion dhe revolucionet e premtuara rezultojnë në moszhgënjim, mashtrim. Ata që e kanë pretenduar këtë stilemë ‘Nëntori i tretë’, askush nuk e ka marrë autorësinë”, u shpreh gazetari.

Sipas tij, përdorimi i kësaj simbolike përfaqëson një pretendim të madh politik dhe se personat që e kanë artikuluar duhet të bëjnë të qarta objektivat e tyre përpara qytetarëve.
“Është një pretendim shumë i madh. Nëntori i parë dhe i dytë janë data themeltare në historinë e kombit, ndaj nëse ndonjë nga tribunët e paautorizuar të kësaj lëvizjeje e ka marrë përsipër, duhet të dalë dhe t’u thotë shqiptarëve çfarë do të realizojë si objektiv dhe çfarë do të ndryshojë në skenën politike”, deklaroi Çipa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Drejtori i Tatimeve Binaj komenton deklaratat e Spiropalit: Ligji është një për të gjithë, bashkëshorti kërcënoi inspektorët

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, ka folur në Euronews lidhur me kallëzimin në SPAK ndaj bashkëshortit të Elisa Spiropalit, nga ku ka pretenduar...
20:51 | 27/11/2026

Pragu i ri i TVSH-së, Binaj: Më pranë moshave të treta, ulje edhe tek shporta e ushqimeve

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, shpjegoi efektet që pritet të sjellë pragu i ri i TVSH-së, duke theksuar se ndryshimet e parashikuara në...
20:10 | 27/11/2026

Protestat e fundjavës, Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët: Shmangni zonat e demonstratës

Në një njoftim zyrtar, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët që të jenë vigjilentë për shkak të protestave që...
19:11 | 27/11/2026