Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia do të vijojë modernizimin e marinës ushtarake, duke shprehur bindjen se planet për krijimin e një force të fuqishme detare do të realizohen plotësisht dhe brenda afateve të përcaktuara.

Sipas agjencive ruse të lajmeve, Putin mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në nëndetësen bërthamore “Perm”, e cila është bërë nëndetësja e parë e pajisur me raketa hipersonike “Zircon”.

Deklaratat e presidentit rus vijnë në kuadër të përpjekjeve të Moskës për të forcuar kapacitetet e saj ushtarake detare dhe për të avancuar modernizimin e flotës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: