Trafiku Urban shënon 368 mijë euro fitim në vitin 2025 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Trafiku Urban shënon 368 mijë euro fitim në vitin 2025

    Insajderi
    27 November 2026 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës si pikë e rendit të ditës është shqyrtuar raportimi mbi performancën financiare dhe operative të N.P.K. “Trafiku Urban” SH.A. për vitin 2025 dhe gjashtëmujorin e parë të vitit 2026.

    Sipas raportit, ndërmarrja ka përmbyllur vitin 2025 me fitim neto prej 368 mijë e 106 eurosh, duke shënuar përmirësim krahasuar me vitin 2024, kur kishte regjistruar humbje neto prej 289 mijë e 855 eurosh.

    Të hyrat totale gjatë vitit 2025 kanë arritur në rreth 10.06 milionë euro, që paraqet rritje prej 11.8 për qind krahasuar me vitin paraprak.

    Ndërkaq, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, Trafiku Urban ka realizuar të hyra në vlerë prej 5 milionë e 250 mijë e 716 euro e 74 centë.

    Rezultati financiar pas përfshirjes së shpenzimeve të zhvlerësimit ka mbetur pozitiv, në vlerë prej 22 mijë e 456 euro e 57 centë.

    Në raport është bërë e ditur se shpenzimet e personelit janë rritur për 14.6 për qind, kryesisht si rezultat i rritjes së pagave dhe shtesave.

    Si sfidë kryesore për vitin 2026 është përmendur rritja e çmimit të derivateve të naftës, e cila sipas raportit ka ndikuar në rritjen e kostos së funksionimit të autobusëve për 80 për qind që nga muaji mars.

    Trafiku Urban aktualisht operon në nëntë linja urbane dhe ka në dispozicion 51 autobusë. Gjatë vitit 2025, ndërmarrja ka regjistruar mbi 20 milionë përdorues.

    Ndër prioritetet për periudhën e ardhshme janë modernizimi i flotës me autobusë të rinj, digjitalizimi i sistemit të pagesave përmes “Kuletës Digjitale” dhe përmirësimi i cilësisë së transportit publik


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark