Familjarët desh u rrahën me Labinot Rexhën, ish-banorja e BBVK zbulon prapaskenat - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Familjarët desh u rrahën me Labinot Rexhën, ish-banorja e BBVK zbulon prapaskenat

    Insajderi
    27 November 2026 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 5”, Jona Krasniqi ka nisur të zbulojë edhe disa nga ngjarjet që kanë ndodhur jashtë shtëpisë gjatë qëndrimit të saj në reality show.

    Përmes disa postimeve në InstaStory, Jona ka falënderuar familjarët e saj për mbështetjen, teksa ka zbuluar edhe një episod të padëgjuar më parë, ku përfshihet këngëtari Labinot Rexha.

    Sipas ish-banores, familjarët e saj, të cilët kishin vendosur fotografinë e Jonës në një diskotek, për pak sa nuk ishin përleshur fizikisht me këngëtarin.

    “Edhe djemt e axhes qe ma kishin qit foton per pak jan kan tu u rreh me Labinot Rexhen per mu”, ka shkruar ajo, duke e shoqëruar rrëfimin me të qeshura.

    Kujtojmë se gjatë qëndrimit të Jonës në Big Brother, Labinot Rexha kishte pretenduar publikisht se ishte bullizuar nga ajo gjatë vitit të kaluar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark