Eksporti në Angli, Prince Caffe në tryezat e britanikëve (VIDEO) - Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes

    Eksporti në Angli, Prince Caffe në tryezat e britanikëve (VIDEO)

    Insajderi
    27 November 2026 - 13:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prince Caffe ka nisur përsëri zgjerimim e rrjetit të eksportit. Këtë radhë, shija dhe aroma e kafesë turke e prodhuar në Kosovë ka marrë rrugën për në tregun britanik.

    Ndonëse kjo nuk është hera e parë që Prince Caffe udhëton jashtë kufinjëve, përfaqësuesit konfirmojnë se kërkesat janë shtuar edhe më shumë.

    Produkti i nënshtrohet verifikimeve dhe procedurave të nevojshme, në përputhje me kërkesat e klientëve në tregun ku eksportohet.

    “Eksporti është një ndër aktivitetet kryesore që Korporata Devolli e ka, krahas aktiviteteve të tjera. Sot po përgatitemi për dërgesën në Angli. Po eksportojmë Prince Caffe Turke. Kemi eksportuar edhe më herët, por, sasia dhe kërkesat po rriten. Standardi kryesor i prodhimit është se u përmbahemi parametrave referentë për produktin që prodhojmë”, konfirmoj laborantja Melita Lleshi.

    Përveç procedurave të mbikëqyrjes gjatë prodhimit, kafeja e brendit lider i nënshtrohet kontrolleve edhe pak minuta para nisjes për në Angli.

    “Tani po e bëjmë inspektimin e fundit, ku i kontrollojmë paletat për gjendjen e tyre fizike, përpara ngarkesës dhe dërgimit të 15 deri në 20 tonëve që nisen për Angli”, tha Merita Lleshi, Laborante në Fabriken e Prince Caffe.

    Kjo sasi nuk do të jetë e fundit për jashtë vendit, meqë eksporti është punë e përditshme në fabrikën e kafesë në Pejë, në kuadër të Devolli Corporation.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark