Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 5, Resuli, ka reaguar lidhur me raportin mes Nichit dhe Antonetës, duke e cilësuar sjelljen e Nichit si një manifestim ekstrem dhe të pajustifikueshëm të xhelozisë.
Sipas tij, një marrëdhënie mund të mbështetet vetëm kur në të ekzistojnë besimi dhe liria për partnerin. Resuli theksoi se e përkrah dashurinë brenda shtëpisë, por jo kur ajo shoqërohet me kontroll dhe shpërthime xhelozie.
Të lidhura
None found
“Kjo shfaqje e pajustifikueshme e xhelozisë nga ana e Nichit, një xhelozi kaq të tmerrshme nuk e kam parë te dikush tjetër. Nichi na ka treguar një anë të errët të tij. Kur e pa videon, pamë se çfarë skene na doli”, u shpreh ai.
Resuli shtoi se, edhe nëse Nichi mund të ketë vënë re disa sinjale, reagimi i tij ishte një shpërthim i fortë zemërimi. “Unë jam për dashurinë si liri për partnerin, si dashuri dhe besim për partnerin. Nichi me këtë na ka treguar se është i tmerrshëm kur është xheloz. Normalisht, ai ka mundur t’i ketë parë disa sinjale, por ka pasur një shpërthim të mllefit. Ndërsa ka harruar se ai ishte duke e krijuar një raport tjetër me Antonetën”, ka thënë Resuli.
Për më shumë:







