Qeveria miraton aktin normativ për kompensimin e dëmeve gjatë protestave, do paguajnë personat përgjegjës
Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme Aktin Normativ “Për kompensimin dhe rikuperimin e dëmeve të shkaktuara ndaj pronës nga aktet e dhunës gjatë tubimeve”.
Sipas vendimit të qeverisë, ky akt normativ synon të garantojë kompensimin e dëmeve materiale të shkaktuara ndaj pronës si pasojë e akteve të dhunës gjatë tubimeve, si dhe të përcaktojë përgjegjësinë financiare të personave që i shkaktojnë ato.
Në vendimin e Këshillit të Ministrave theksohet se një prej qëllimeve kryesore është që barra financiare e dëmeve të mos mbetet mbi shtetin, por të përballohet nga personat përgjegjës për shkaktimin e tyre.
Për këtë qëllim, parashikohen mekanizma për rikuperimin e shumave të paguara nga shteti për kompensimin e dëmeve.
Konkretisht, akti normativ synon:
Të sigurojë kompensimin efektiv të dëmeve të shkaktuara ndaj pronës nga aktet e dhunës gjatë tubimeve.
Të garantojë që kostot financiare të përballohen nga personat përgjegjës, nëpërmjet rikuperimit të shumave të paguara nga shteti.
“Protestë studentore apo vazhdim i ‘flamingove?”, Basha: Është mashtrim, studentët duhet të dalin pa maska!
Drejtori i Tatimeve Binaj komenton deklaratat e Spiropalit: Ligji është një për të gjithë, bashkëshorti kërcënoi inspektorët
Pragu i ri i TVSH-së, Binaj: Më pranë moshave të treta, ulje edhe tek shporta e ushqimeve
- 22:30 U bllokua nga rënia e gurëve, Bashkia Himarë: Normalizohet qarkullimi në Qafën e Vishës, kujdes drejtuesit e mjeteve
- 22:24 Fier, përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin Levan-Mbrostar (VIDEO)
- 22:23 “Diktatorët e inteligjencës artificiale”, Der Spiegel: Musk, Altman dhe miliarderët e teknologjisë synojnë ndikim që u takon qeverive
- 22:16 “Protestë studentore apo vazhdim i ‘flamingove?”, Basha: Është mashtrim, studentët duhet të dalin pa maska!
- 22:15 ‘Nëntori i tretë është një utopi dhe iluzion’, Çipa: Revolucionet e premtuara rezultojnë mashtrim
- 21:54 Fundoset një anije në brigjet e Kubës, vritet një egjiptian, 2 të zhdukur dhe 10 të plagosur