Një kamionçinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në aksin rrugor bypass Mbrostar–Levan. Ngjarja është regjistruar pak minuta më parë, ndërsa automjeti po udhëtonte në drejtimin nga Levani për në Mbrostar.
Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi, i cili fatmirësisht ka arritur të dalë në kohë, pa pësuar lëndime.
Sipas informacioneve paraprake dhe dëshmisë së vetë drejtuesit, gjatë lëvizjes ai ka konstatuar se nga pjesa e motorit të automjetit po dilte tym. Menjëherë ka ndaluar, ka aktivizuar frenat dhe është larguar nga kamionçina, duke njoftuar zjarrfikësit dhe policinë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, si dhe shërbimet e Policisë Rrugore, që kanë marrë masa për disiplinimin dhe normalizimin e qarkullimit të automjeteve.
Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa kamionçina ka pësuar dëme nga zjarri. Shkaqet e rënies së zjarrit pritet të përcaktohen.
© SYRI.net
VIDEO/ Rrëshqitja e inerteve bllokon përkohësisht rrugën në Qafën e Vishës, në Himarë
Bëri eventin dhe nuk i dhanë ‘kokërr leku’, Tan Brama siguron dosjen, zbulon kush ia ka falsifikuar firmat
Çfarë ndodhi në Apel? Pse gjyqtarja Miranda Andoni, liroi nga qelia Pirolin e Laçit, vrasësin me pagesë në disa qytete