Këngëtari Luiz Ejlli ka pyetur me batuta këngëtaren Artjola Toska, se përse nuk ka organizuar një dasmë për veten, ndërkohë që ka qenë pjesë e dasmave të shumë shqiptarëve.
Gjatë bisedës, në “Live me Luizin” e pyeti këngëtaren nëse kishte menduar ndonjëherë të organizonte një dasmë, ndërsa këngëtarja u përgjigj se nuk kishte pasur data të lira.
“Ti ke martuar treçerekun e Shqipërisë, për vete pse nuk bëre dasmë?”, e pyeti Luizi.
“Nuk kisha data”, iu përgjigj Artjola.
Biseda vijoi me një tjetër pyetje nga Luizi, i cili e pyeti nëse çifti kishte në plan të organizonte një dasmë në të ardhmen.
Biseda mes tyre:
Luiz Ejlli: Ti ke martuar treçerekun e Shqipërisë, për vete pse nuk bëre dasmë?
Artjola Toska: Nuk kisha data.
Luiz Ejlli: S’kishe data për të bërë dasmë? Po ti ditë hëne e kishe bërë. Mendon se do të bëni dasëm, apo jo? S’do ta bëni?
Artjola Toska: Po jo mo çfarë do bëjmë dasmë tani. Me rëndësi që jemi bashkë prej kaq vitesh, të lumtur, të shëndetshëm me një lidhje shumë solide.
Top Channel