Bashkia Himarë ka njoftuar se është normalizuar qarkullimi në segmentin rrugor të Qafës së Vishës, i cili u bllokua përkohësisht për shkak të rënies së gurëve si pasojë e reshjeve të shiut.

Pas ndërhyrjes së mjeteve dhe punonjësve të bashkisë, rruga është pastruar dhe automjetet qarkullojnë normalisht. Megjithatë, autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar pasi po punohet edhe për evidentimin dhe zgjidhjen e problematikave.

Njoftimi i plotë:

Për shkak të reshjeve të shiut dhe rënies së gurëve nga shpati i kodrës, gjatë pasdites dhe mbrëmjes së sotme pati vështirësi në qarkullimin e automjeteve në segmentin rrugor të Qafës së Vishës.

Falë ndërhyrjes së mjeteve dhe punonjësve të Bashkisë, rruga është pastruar dhe qarkullimi është normalizuar.

Megjithatë, apelojmë për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve, pasi si pasojë e reshjeve dhe erozionit mund të ketë sërish rënie gurësh në këtë segment.


Probleme me qarkullimin raportohen edhe në segmente të tjera rrugore në zonat rurale, ku po punohet për evidentimin dhe zgjidhjen e tyre.

Ekipet tona janë në terren dhe në gatishmëri të vazhdueshme për të ndërhyrë në çdo rast.

U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të ulin shpejtësinë, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë Bashkiake gjatë kalimit në këtë segment rrugor.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

Bashkia Himarë