Kjo është situata në Vlorë pas më shumë se 12 orësh reshje të dendura shiu. Disa zona të qyteti bregdetar janë përmbytur, teksa janë raportuar problematika. Problematike paraqitet situata në zonën e Pavarësisë 3, e njohur nga banorët e Vlorës edhe si zona e Albano dhe Rominës, ku uji vijon të jetë i pranishëm në rrugë, duke vështirësuar qarkullimin. Ndërkohë, punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë ndodhen në terren për të monitoruar situatën, por edhe për të ndërhyrë në pastrimin e pusetave. Pavarësisht ndërprerjes së reshjeve, prurjet dhe uji i akumuluar vijojnë të kërkojnë monitorim nga strukturat përkatëse. Gjatë ditës së premtes, por që vijon dhe sot, ka prezencë uji disa rrugë dhe lagje të Vlorës.