Modelja shqiptare Jori Delli i ka dhënë fund beqarisë, e cila ka kurorëzuar dashurinë me reperin italian Fred De Palma, në një ceremoni private të zhvilluar mbrëmjen e djeshme.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë modelja përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë edhe disa fotografi nga dita e veçantë.
Të lidhura
None found
Çifti ka zgjedhur të organizojë një dasmë intime, duke festuar këtë moment të rëndësishëm vetëm në praninë e familjarëve të tyre.
Në imazhet e publikuara, Jori dhe Fred shfaqen mjaft të lumtur, teksa nisin së bashku një kapitull të ri në jetën e tyre.









