Friday, November 27, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Emra të koduar dhe përgjime sekrete: Media serbe, deri 200 persona nën mbikëqyrje; synohej shpërbërja e Lëvizjes Studentore

timoni.al by timoni.al
November 27, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Emra të koduar dhe përgjime sekrete: Media serbe, deri 200 persona nën mbikëqyrje; synohej shpërbërja e Lëvizjes Studentore
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga 150 deri në 200 persona në jug të Serbisë, kryesisht studentë dhe pedagogë, janë përgjuar dhe mbajtur nën mbikëqyrje që prej shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor 2024, sipas mediave Južne Vesti. Kryeredaktori i kësaj mediaje, Milan Zirojeviç, në një intervistë për N1 tha se masat e përgjimit dhe mbikëqyrjes u morën me arsyetimin e dyshimeve për “rrëzimin e rendit kushtetues dhe rrezikimin e sigurisë së Republikës”. Ai theksoi se prioritet ishin studentët dhe pedagogët, veçanërisht ata aktivë; personave u vendoseshin emra të koduar dhe ata ishin objekt i “përpunimit operativ dhe mbikëqyrjes” me synimin për të depërtuar në lëvizjen studentore dhe për ta shpërbërë atë.

Zirojeviç raportoi se Aleksandar Vučiç ishte “shumë i zemëruar” me drejtuesin e Agjencisë së Informacionit dhe Sigurisë (BIA), Vladimir Orliç, sepse nuk arritën të realizonin këtë qëllim, dhe se përfaqësuesit e pushtetit u habitën nga emrat e përfshirë në listën studentore. Ai tha se kishte dërguar kërkesa për informacion pranë të gjitha prokurorive dhe gjykatave kompetente në jug të Serbisë, por vetëm gjykata në Pirot i kishte vënë në dispozicion të dhënat e kërkuara.

Južne Vesti siguroi dokumentacion që tregon se nën masa mbikëqyrjeje kishte qenë edhe drejtori i programeve të portalit, Dragan Petkoviç. Pas publikimit të artikullit, sipas Zirojeviç, Gjykata e Lartë konfirmoi se 14 persona ishin nën masa mbikëqyrjeje në vitin 2024 duke filluar nga 1 nëntori. Në total janë lëshuar 174 urdhra mbikëqyrjeje: 88 gjatë vitit 2025 dhe 72 gjatë vitit 2026, dhe të gjitha masat ishin caktuar me urdhër të gjykatës.

Megjithë formalitetin ligjor të masave, Zirojeviç i vlerëson si shpërdorim të burimeve shtetërore dhe cenim të privatësisë së qytetarëve, duke theksuar se nuk dihet se çfarë ka ndodhur me informacionet e grumbulluara. Ai tha se numri i saktë i të përgjuarve ndoshta nuk do të përcaktohet kurrë, pasi disa dokumente ekzistojnë, disa janë shkatërruar, dhe ka dyshime që disa veprime janë kryer jashtë sistemit. Zirojeviç pret që çështja të marrë zgjidhje pas formimit të qeverisë së re dhe emërimeve të reja në Ministrinë e Punëve të Brendshme, si dhe pas, siç tha ai, “shpërbërjes së BIA-s”.

Previous Post

Martoi gjithë Shqipërinë, Artjola Toska tregon në Live me Luizin përse nuk bëri dasmë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al