“Liria ka Emër” mban konferencë për media
Platforma qytetare “Liria ka Emër” do të mbajë konferencë për media të shtunën, më 28 nëntor, në orën 09:00, te obelisku “NEWBORN” në Prishtinë.
Konferenca do të mbahet në Ditën e Flamurit dhe 28-vjetorin e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.















