Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi për shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka uruar qytetarët për festën kombëtare, duke e cilësuar këtë 28 Nëntor si më të afërtin me Europën e Bashkuar.
“Mirëmëngjes dhe me 28 Nëntorin më të afërt me Europën e Bashkuar, ju uroj fundjavë të gëzuar”, shkruan kryeministri.
