Vendosni fjalën kyçe....

“28 Nëntori më i afërt me BE-në” – Rama e Peleshi urojnë Ditën e Pavarësisë


Kryeministri Rama e kreu i Kuvendit Peleshi kanë uruar 28 Nëntorin. Rama shkruan se ky 28 Nëntor e gjen Shqipërinë më afër BE-së.

“MIRËMËNGJES.

dhe me 28 Nëntorin më të afërt me Europën e Bashkuar, ju uroj fundjavë të gëzuar.” – shkruan Rama.

“Një shqiponjë në xham, por me gjithë shpirtin e Shqipërisë brenda saj.

Një simbol i rrënjëve tona, që mbart histori, sakrificë dhe krenari. Në të jehojnë zërat e brezave që luftuan për liri dhe jeton kujtesa e asaj që na bashkon, na bën të ndihemi një dhe të ecim përpara me dinjitet e krenari si shqiptarë. Me zemrën plot, Gëzuar Ditën e Pavarësisë!  Mirënjohje për mjeshtrin Vasil Dhiamandi, që përmes talentit dhe duarve të tij i jep jetë simboleve që mbartin historinë dhe shpirtin tonë kombëtar.” – shkruan Peleshi.