114-vjetori i Pavarësisë, Peleshi: Shqiponja, simbol i rrënjëve tona që mbart histori, sakrificë dhe krenari
Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi ka përcjellë urimin e tij për 114-vjetorin e Pavarësisë, duke ndarë një mesazh me tone historike e emocionale në rrjetet sociale, shoqëruar me një vepër artizanale të shqiponjës në xham.
Në urimin e tij, kreu i Parlamentit vë në pah vlerën simbolike të kësaj figure kombëtare, duke thënë se ajo përfaqëson rrënjët, historinë dhe krenarinë shqiptare, si dhe kujtesën e përpjekjeve të brezave të mëparshëm për liri.
Peleshi ka shprehur gjithashtu mirënjohjen e tij ndaj mjeshtrit Vasil Dhiamandi për punimin e veprës, duke vlerësuar kontributin e tij artistik në ruajtjen dhe dhënien jetë të simboleve kombëtare.
“Një shqiponjë në xham, por me gjithë shpirtin e Shqipërisë brenda saj. Një simbol i rrënjëve tona, që mbart histori, sakrificë dhe krenari. Në të jehojnë zërat e brezave që luftuan për liri dhe jeton kujtesa e asaj që na bashkon, na bën të ndihemi një dhe të ecim përpara me dinjitet e krenari si shqiptarë.
Me zemrën plot, Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Mirënjohje për mjeshtrin Vasil Dhiamandi, që përmes talentit dhe duarve të tij i jep jetë simboleve që mbartin historinë dhe shpirtin tonë kombëtar”, shkruan Peleshi.
Rama uron 28 Nëntorin: Më i afërti me Europën e Bashkuar
SHBA uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë, Rubio: Gëzojmë marrëdhënie të forta të ndërtuar mbi sigurinë kolektive
U bllokua nga rënia e gurëve, Bashkia Himarë: Normalizohet qarkullimi në Qafën e Vishës, kujdes drejtuesit e mjeteve
- 08:19 Rama uron 28 Nëntorin: Më i afërti me Europën e Bashkuar
- 08:09 Ushtria amerikane qëllon një anije: Shkeli bllokadën e porteve iraniane
- 07:59 SHBA uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë, Rubio: Gëzojmë marrëdhënie të forta të ndërtuar mbi sigurinë kolektive
- 03:15 OpenAI padit Apple, e akuzon për vjedhje të informacionit konfidencial dhe presion ndaj furnizuesve
- 02:16 Ish-ushtari britanik që iu bashkua ushtrisë ruse: Londra po përgatitet për luftë me Moskën
- 00:06 Nga botimet e rralla te Abetarja e vitit 1942, 107 libra për Skënderbeun ekspozohen në Elbasan