Tirana bëhet sot epiqendra e protestës kombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës.
Pas 182 ditësh protestash të pandërprera, të rinjtë, studentët dhe qytetarët pritet të bashkohen në një tubim të gjerë, ku thirrjes për ndryshim politik pritet t’i përgjigjen shqiptarë nga të gjitha trevat e vendit dhe diaspora.
Në një datë me simbolikë të veçantë kombëtare, revolta qytetare vjen si shprehje e pakënaqësisë ndaj qeverisjes së Ramës, korrupsionit dhe situatës politike në vend.
Mesazhi i protestuesve mbetet i qartë: dorëheqja e Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie teknike që do t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Pavarësisht muajve të protestave dhe thirrjeve të përsëritura për dialog nga kryeministri, të rinjtë kanë refuzuar të tërhiqen nga kërkesa e tyre, duke e cilësuar largimin e Ramës si të panegociueshëm.
© SYRI.net