Masa të shtuara sigurie në Vlorë për 28 Nëntorin, qindra forca policie dhe RENEA në terren (VIDEO)

28 Nëntor 2026 | 09:00

Qindra forca policie, përfshirë edhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Speciale, janë angazhuar në një plan të shtuar masash sigurie në qytetin e Vlorës, në kuadër të festimeve të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë.

Dhjetëra furgonë policie dhe efektivë janë vendosur në çdo kryqëzim, përgjatë gjithë aksit nga hyrja e qytetit deri në Sheshin e Flamurit, ku pritet të zhvillohet ceremonia zyrtare.

Masat e shtuara të sigurisë janë marrë në prag të nisjes së ceremonive, ku pritet të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit shqiptar dhe përfaqësues të institucioneve të tjera.

I pranishëm është edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Ai ndodhet në Sheshin e Flamurit në Vlorë, ku po ndjek nga afër menaxhimin e situatës dhe masat e sigurisë në kuadër të ceremonisë së 28 Nëntorit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

114-vjetori i Pavarësisë, Peleshi: Shqiponja, simbol i rrënjëve tona që mbart histori, sakrificë dhe krenari

Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi ka përcjellë urimin e tij për 114-vjetorin e Pavarësisë, duke ndarë një mesazh me tone historike e emocionale në rrjetet...
08:34 | 28/11/2026

Rama uron 28 Nëntorin: Më i afërti me Europën e Bashkuar

Kryeministri Edi Rama ka uruar këtë të shtunë shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale. Në postimin e...
08:19 | 28/11/2026

SHBA uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë, Rubio: Gëzojmë marrëdhënie të forta të ndërtuar mbi sigurinë kolektive

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka përcjellë urimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për popullin shqiptar me rastin e Ditës së Pavarësisë. Në...
07:59 | 28/11/2026