Shoqata 'Mos ma prekni Vlorën': Arrestohet Arben Abazaj, Gëzim Zilja denoncon shoqërimin e anëtarëve të tjerë

Shoqata 'Mos ma prekni Vlorën': Arrestohet Arben Abazaj, Gëzim Zilja denoncon shoqërimin e anëtarëve të tjerë

09:14, 28/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shoqata patriotike “Mos ma prekni Vlorën” ka reaguar pas arrestimit të anëtarit të saj, Arben Abazaj, në orët e para të mëngjesit të 28 nëntorit, ditën e Festës së Pavarësisë.

Në një deklaratë publike, në emër të shoqatës, Gëzim Zilja pretendon se arrestimi është kryer pa shkak dhe pa asnjë arsye të ligjshme. Sipas tij, policia ka shkuar edhe në banesat e disa anëtarëve të tjerë të shoqatës, me qëllim shoqërimin e tyre.

Zilja i bën thirrje Policisë së Shtetit që të lirojë Arben Abazajn dhe të ndërpresë, siç e cilëson ai, atë që e quan presion ndaj anëtarëve të shoqatës.

Arben Abazaj

Image

Fashistët e Edi Ramës arrestojnë anëtarët e Shoqatës “Mos ma prek Vlorën”.

Sot, duke u gdhirë dita e shpalljes së Pavarësisë, policia fashiste e Edi Ramës, pa asnjë shkak dhe arsye, arreston anëtarin e shoqatës patriotike “Mos ma prekni Vlorën”, Arben Abazajn, dhe ka shkuar në shtëpitë e disa anëtarëve me qëllimin për t’i arrestuar.

Nuk mbahet pushteti me metoda hitleriane, o Edvin Rama, dhe ju, policët që, kundër çdo rregulli e ligji, arrestoni qytetarë të pafajshëm!

U bëj thirrje forcave të policisë, në emër të Shoqatës “Mos ma prekni Vlorën”, të lirojnë Arben Abazajn dhe të ndërpresin gjuetinë kundër të tjerëve.

Ne do të jemi të gjithë sot, domosdo, në Sheshin e Flamurit për t’i kërkuar Edi Ramës të lirojë shokët tanë!

Ju presim atje, në orën e caktuar dhe të lajmëruar më parë, si dhe gjithë qytetarët vlonjatë që janë kundër këtij pushteti fashist.

Në emër të Shoqatës,
Gëzim Zilja

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco