Ministri Nufi uron 28 Nëntorin: Flamuri kuqezi, simboli që na bashkon dhe na kujton rrënjët tona

28 Nëntor 2026 | 09:27

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka përcjellë urimin e tij me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë, duke vlerësuar rëndësinë historike të kësaj date për identitetin dhe bashkimin kombëtar.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Nufi ka kujtuar aktin e 28 Nëntorit 1912 në Vlorë, ku Ismail Qemali, Dom Nikollë Kaçorri dhe firmëtarët e Pavarësisë ngritën flamurin kuqezi, duke shënuar nisjen e një prej kapitujve më të rëndësishëm të historisë së vendit.

“Një ditë që mbart në vetvete sakrificën e brezave, guximin e atyre që luftuan për liri dhe krenarinë e të qenit shqiptarë. Një histori e shkruar me gjak, përkushtim dhe dashuri për atdheun, që vazhdon të na frymëzojë edhe sot.”

Në përfundim të mesazhit të tij, ai ka theksuar se flamuri kuqezi mbetet simboli përfaqësues i vlerave kombëtare, duke uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Masat e sigurisë në Vlorë, kufizohet lëvizja e qytetarëve në Sheshin e Flamurit

Masat e shtuara të sigurisë në Vlorë kanë kufizuar edhe lëvizjen e qytetarëve që kanë zgjedhur të jenë të pranishëm në këtë ditë të rëndësishme...
09:19 | 28/11/2026

Masa të shtuara sigurie në Vlorë për 28 Nëntorin, qindra forca policie dhe RENEA në terren (VIDEO)

Qindra forca policie, përfshirë edhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Speciale, janë angazhuar në një plan të shtuar masash sigurie në qytetin e Vlorës,...
09:00 | 28/11/2026

114-vjetori i Pavarësisë, Peleshi: Shqiponja, simbol i rrënjëve tona që mbart histori, sakrificë dhe krenari

Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi ka përcjellë urimin e tij për 114-vjetorin e Pavarësisë, duke ndarë një mesazh me tone historike e emocionale në rrjetet...
08:34 | 28/11/2026