Festat e Nëntorit, gazetari nis edicionin me një urim
Gazetari i Euronews Albania, Thimi Samarxhiu këtë të shtunë e ka nisur me një mesazh transmetimin live me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë dhe Festën e Flamurit, duke vënë theksin te arritjet historike.
Në fjalën e tij, Samarxhiu kujton rrugëtimin e vështirë të vendit që nga shpallja e pavarësisë në Vlorë, përmes luftërave, diktaturës e tranzicionit, deri te pavarësia e Kosovës, anëtarësimi në NATO dhe rruga drejt Bashkimit Europian.
“28 Nëntori është më shumë se një festë. Është historia e një kombi që 114 vjet më parë shpalli se meritonte të ishte i lirë, të kishte shtetin dhe flamurin e vet.
Që nga Vlora e Ismail Qemalit, Shqipëria ka kaluar luftëra, pushtime, diktaturë, izolim, tranzicion të vështirë dhe demokraci. Kemi fituar pavarësinë, kemi përjetuar ndarjen e trojeve shqiptare, kemi parë Kosovën të bëhet e pavarur dhe kemi hyrë në NATO, duke nisur rrugën drejt Bashkimit Europian.
Kemi ndryshuar shumë, por jo gjithçka. Pas 114 vitesh, ende përballemi me korrupsionin, padrejtësinë, varfërinë dhe largimin e shqiptarëve. Ende kemi një shtet që duhet të fitojë besimin e qytetarëve të tij.
Në vitin 1912, sfida ishte të kishim Shqipërinë. Sot, sfida është të ndërtojmë një Shqipëri ku njerëzit të duan të jetojnë, ku drejtësia të jetë e barabartë për të gjithë dhe ku e ardhmja të mos kërkohet vetëm përtej kufijve.
Sepse patriotizmi nuk matet me fjalimet për flamurin, por me atë që bëjmë çdo ditë për vendin tonë. Flamuri është i të gjithëve. Shqipëria është përgjegjësi e të gjithëve. Gëzuar 28 Nëntorin! Gëzuar Ditën e Pavarësisë dhe të Flamurit”, u shpreh gazetari Samarxhiu.
Policia e Shtetit uron 28 dhe 29 Nëntorin: Në shërbim të flamurit, qytetarëve dhe atdheut
Sot protestë në Tiranë! Diaspora mbërrin në Shkodër me flamuj kuqezi, kolona e makinave niset drejt kryeqytetit (VIDEO)
28 Nëntori, Misioni i NATO-s: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri
- 10:01 Policia e Shtetit uron 28 dhe 29 Nëntorin: Në shërbim të flamurit, qytetarëve dhe atdheut
- 09:52 Sot protestë në Tiranë! Diaspora mbërrin në Shkodër me flamuj kuqezi, kolona e makinave niset drejt kryeqytetit (VIDEO)
- 09:46 28 Nëntori, Misioni i NATO-s: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri
- 09:39 Kurti uron 28 Nëntorin: Liria dhe pavarësia nuk ranë nga qielli! U përcollën me këmbëngulje brez pas brezi, fjalë pas fjale
- 09:27 Ministri Nufi uron 28 Nëntorin: Flamuri kuqezi, simboli që na bashkon dhe na kujton rrënjët tona
- 09:19 Masat e sigurisë në Vlorë, kufizohet lëvizja e qytetarëve në Sheshin e Flamurit