Ceremonia e Pavarësisë në Vlorë, bashkohen krerët e shtetit shqiptar dhe Kosovës
Shqipëria feston sot 114-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Në qytetin e Vlorës po zhvillohet ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit në Sheshin e Flamurit, në nderim të aktit historik të 28 Nëntorit 1912.
Në ceremoni marrin pjesë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, kryeministri Edi Rama, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
Ceremonia në Vlorë është një nga momentet kryesore të festimeve të 28 Nëntorit, datë që shënoi një kthesë historike për kombin shqiptar.
Më 28 nëntor 1912, në Vlorë, Ismail Qemali dhe përfaqësuesit e trevave shqiptare shpallën Pavarësinë, duke hedhur themelet e shtetit të pavarur shqiptar.
114-vjetori i kësaj ngjarjeje kremtohet me aktivitete dhe ceremoni në të gjithë vendin, ndërsa Vlora mbetet qendra e festimeve dhe simboli i Pavarësisë shqiptare.
nw pwrditwsim…
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



