Qyteti i Vlorës kremton sot 114 vjetorin, Ditën e Pavarësisë, ndërsa rreth orës 10:00 pritet të zhvillohet ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit në Sheshin e Flamurit. Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, si dhe kryeministri Edi Rama, raporton korrespondenti jonë në Vlorë, Mikel Marsi. Ndërkohë, ajo që bie në sy këtë 28 Nëntor janë masat e shtuara të sigurisë. Forca të shumta të Policisë së Vlorës, të mbështetura edhe nga efektivë të ardhur nga Fieri, kanë krijuar një perimetër të gjerë sigurie duke rrethuar Sheshin e Flamurit.