Diaspora vjen për të protestuar në Tiranë, qytetari: Të largojmë Ramën dhe të bëjmë bashkim kombëtar
Diaspora është nisur drejt Tiranës, ku pritet t’i bashkohet protestës kombëtare që është paralajmëruar ditën e sotme.
Me makina të “veshura” me flamurin kuq e zi, qytetarët të ardhur nga disa shtete po udhëtojnë drejt kryeqytetit shqiptar.
Një qytetar, shprehet se pas largimit të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama do të bëhet bashkimi kombëtar.
“Zemërimi i Diasporës. Nga Britania, Franca, Belgjika, Gjermania, Italia, Austria, të gjithë së bashku kthehemi në atdhe. Këtë herë kthehemi në atdh jo për të eqen më të vogël siç thotë Edi Rama, por kthehemi për t’i dhënë zgjidhje politike. Kthehemi për ta demokratizuar atdheun, për ti dhënë fund tranzicionit. Përpër ta kthyer vendin në një shtet patriotik. Kur të kthehet në vend normal, të bëhemi bashkim kombëtar me Albin Kurtin. Kur të ikë Edi Rama, do festojmë brenda kufijve dhe në trevat ku ka shqiptarë”, tha qytetari.




