E shtunë, 28 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
KUSH I KOMPENSON HUMBJET E SHQIPTAREVE NGA RENIA E MONEDHAVE TE HUAJA?
Ekonomi

KUSH I KOMPENSON HUMBJET E SHQIPTAREVE NGA RENIA E MONEDHAVE TE HUAJA?

🇬🇧 Read in English

Publikuar nga Anisa Mehmeti

PAKETA FISKALE 2027: A RREZIKOHEN INVESTIMET AMERIKANE DHE EUROPIANE NE SHQIPERI NGA ZHVLERESIMI I DOLLARIT DHE EUROS?

Zhvleresimi i vazhdueshem i dollarit amerikan dhe euros kundrejt lekut nuk eshte thjesht nje çeshtje monetare, por nje problem i konkurrueshmerise dhe potencialisht edhe i sigurise ekonomike kombetare.

Nje sipermarres amerikan apo europian, perpara se te investoje ne Shqiperi, analizon kostot e investimit, te fuqise punetore, te prodhimit dhe kthimin e kapitalit. Forcimi i lekut rrit kostot ne valute te shpenzimeve qe kryhen ne leke, duke rrezikuar ta beje Shqiperine me pak konkurruese ne raport me vendet e tjera te rajonit.

Ne kontekstin e deklarates se ambasadorit amerikan per garantimin e konkurrences se ndershme per sipermarrjet amerikane dhe te aspirates sone per anetaresimin ne Bashkimin Europian, lind natyrshem pyetja:

A po krijojme kushte per terheqjen e kapitalit amerikan dhe europian, apo po rrezikojme te dekurajojme investimet e reja dhe te veshtiresojme aktivitetin e investitoreve ekzistues?

Investimet amerikane dhe europiane nuk perfaqesojne vetem kapital financiar, por edhe teknologji, punesim, standarde perendimore dhe forcim te marredhenieve me partneret tane strategjike. Dobesimi i ketyre investimeve mund te perbeje, ne perspektive, edhe nje rrezik per sigurine ekonomike kombetare.

Por zhvleresimi i monedhave te huaja ka edhe nje dimension te rendesishem social.

Nder kategorite me te prekura jane pensionistet qe mbeshteten financiarisht nga femijet e tyre emigrante. Pavaresisht se keta te fundit vazhdojne te sakrifikojne dhe t’u dergojne prinderve te njejten shume ne euro apo dollare, prinderit e tyre perfitojne gjithnje e me pak leke.

Qeveria indekson pensionet dhe e prezanton buxhetin e vitit 2027 si nje nga buxhetet me sociale dhe me mbeshtetese per sipermarrjen.

Por kush i indekson humbjet e pensionisteve nga zhvleresimi i remitancave te femijeve te tyre emigrante?

Kush i kompenson humbjet e eksportuesve, prodhuesve, operatoreve turistike dhe sipermarrjeve shqiptare qe arketojne ne valute dhe shpenzojne ne leke?

A jane analizuar keto pasoja ekonomike, sociale dhe strategjike ne hartimin e paketes fiskale te vitit 2027? Ku jane mekanizmat konkrete per perballimin e tyre?

Çfare vlere reale ka ulja e TVSH-se per 60 produkte te shportes, nese kursimet qe perfitojne familjet shqiptare nuk arrijne te kompensojne as humbjet nga zhvleresimi i remitancave?

NJE BUXHET SOCIAL NUK DUHET TE MATET VETEM ME ATO QE SHTETI U JEP QYTETAREVE DHE SIPERMARRJEVE, POR EDHE ME AFTESINE PER T’I MBROJTUR ATA NGA HUMBJET EKONOMIKE!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.