Shqiptarëve s’u lejohet festa në Sheshin e Flamurit në Vlorë, rrethohet nga Policia

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.11.2026, 10:15

Vlora feston 114-vjetorin e Pavarësisë nën masa të shtuara sigurie, por qytetarët mbeten larg Sheshit të Flamurit.Perimetri i vendosur nga policia ka kufizuar lëvizjen e qytetarëve të shumtë që kanë mbërritur në qytet për të marrë pjesë në festimet e kësaj dite, duke mos u lejuar afrimin në zonën ku po zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit.

Në Vlorë kanë ardhur sot shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, trevat e tjera shqiptare dhe diaspora, të cilët kanë udhëtuar për t'iu bashkuar festës së Pavarësisë. Megjithatë, ndryshe nga tradita e çdo viti, këtë herë ata nuk janë lejuar të afrohen në Sheshin e Flamurit, aty ku zhvillohet ceremonia simbol e kësaj feste kombëtare.

Kufizimet kanë sjellë pakënaqësi dhe përplasje verbale mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë. Qytetarët kanë kundërshtuar vendimin për t'i mbajtur larg sheshit, duke shprehur indinjatën për pamundësinë për të qenë të pranishëm në ceremoninë e ngritjes së flamurit, në një ditë që i bashkon shqiptarët nga të gjitha trevat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit