Do të mbahet sot një tjetër protestë kombëtare në Tiranë, e thirrur nga studentët, ndërsa është paralajmëruar se do të mbështetet edhe nga PD. Ndërsa priten grumbullimet e protestuesve, në terren forcat e policisë kanë nisur organizimin për të siguruar mbarëvajtjen e saj. Një detaj që ka tërhequr vëmendjen është “veshja” me flamurin kuqezi e autobotit të ujit, raporton gazetarja jonë në terren, Kristi Gongo.