Sociale
Protestë në Vlorë, qytetarët përplasen me policinë, nuk mungojnë as thirrjet kundra kryeministrit Rama
Rreth 20 deri në 30 protestues janë mbledhur diten e sotme në ambientet mbas Sheshit të Flamurit në Vlorë, ku kanë kundërshtuar forcat e policisë të pranishme në këtë zonë.
Protestuesit, të cilët edhe në raste të mëparshme kanë zhvilluar protesta kundër projektit për ndërtimin e Muzeut të Hebrenjve, kanë shprehur sërish kundërshtimin e tyre. Gjatë tubimit të sotëm, ata kanë pasur edhe përplasje me efektivët e policisë, ndërsa nuk kanë munguar as thirrjet dhe deklaratat në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Protesta është zhvilluar në një moment kur në Sheshin e Flamurit po mbaheshin aktivitetet ceremoniale me rastin e 28 Nëntorit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




