Është zhvilluar në Vlorë ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar, në kuadër të 114-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, Presidentja e Kosovës Justina Shiroka Pula, e cila zhvillon vizitën e parë zyrtare në vendin tonë pas marrjes së detyrës, Kryeministri Edi Rama, kryeministri Albin Kurti, si dhe Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.
Të lidhura
None found
Të pranishëm ishin gjithashtu kryetarja e Bashkisë së Vlorës, prefektja e qarkut, deputetë të zonës, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe qytetarë, të cilët iu bashkuan ceremonisë përkujtimore në qytetin ku 114 vite më parë u shpall Pavarësia e Shqipërisë.
Ceremonia vijoi me nderimet në vendprehjen monumentale të Ismail Qemalit, ku krerët e shtetit vendosën kurorat me lule.












