Një nga pamjet më tronditëse të përplasjeve të dhunshme gjatë ndeshjes së “Europa League” mes Marseille dhe Levski Sofia është ajo e një burri që goditet brutalisht, ndërsa mbron me trup një grua. Me shpinë nga agresorët dhe krahët rreth saj, ai përballon shqelma, grushte dhe goditje me rrip, pa u larguar, pasi çdo tërheqje e tij do ta ekspozonte gruan ndaj sulmit.
Përplasjet nisën rreth 10 minuta para ndeshjes, kur një grup ultrasish të Marseille u drejtua drejt tribunës “Jean-Bouin”, ku ndodheshin rreth 500 tifozë bullgarë. Bilanci ishte 11 të plagosur: 5 tifozë bullgarë u dërguan në spital, ndërsa 6 të tjerë morën ndihmë mjekësore në stadium.
Versionet për shkakun e incidenteve janë kontradiktore. Marseille dënoi dhunën dhe deklaroi se po bashkëpunon me autoritetet për të zbardhur ngjarjen. Levski kërkoi masa ndëshkimore shembullore, deri në ndalimin e zhvillimit të ndeshjeve europiane në stadiumin “Velodrome”. UEFA ende nuk ka dhënë një vendim. Sipas parashikimeve, Marseille rrezikon një gjobë të rëndë dhe mbylljen e pjesshme të tribunave për ndeshjen e ardhshme europiane. Mbyllja e plotë e stadiumit konsiderohet një masë ekstreme.
🇫🇷🇧🇬⚽ FLASH | « Les images de Marseille sont effroyables ! »
La présidente bulgare EXIGE que la France traduise en justice les auteurs des agressions contre des supporters du Levski Sofia qui ont fait ONZE BLESSÉS avant le match face à l’OM. (AFP) https://t.co/zomX6HB9QE
— Cerfia (@CerfiaFR) November 26, 2026







