Messi dhe Cristiano Ronaldo në të njëjtën skuadër? Tevez ngulmon për “bashkimin” historik

28 Nëntor 2026
10:33
Alfred Lleshi
back button

Ajo që për vite është dukur si një fantazi e tifozëve mund të bëhet realitet, të paktën për një mbrëmje: Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mund të luajnë për herë të parë në të njëjtën skuadër.

Rasti është ndeshja e lamtumirës së Carlos Tevez, e planifikuar më 20 dhjetor në stadiumin “La Bombonera”. Ish-sulmuesi argjentinas ka konfirmuar pjesëmarrjen e Messit, i cili do të jetë i pranishëm së bashku me Juan Román Riquelme. Tevez synon edhe një tjetër të ftuar të madh: Cristiano Ronaldon. Ai po përpiqet prej kohësh ta bindë portugezin të pranojë ftesën.

Tevez ka luajtur me të dy; me Messin në kombëtaren argjentinase dhe me Ronaldon te Manchester United. Në këtë mbrëmje priten edhe emra të njohur si Agüero, Batistuta, Buffon, Vidal, Rio Ferdinand dhe Palermo.

Për momentin, vetëm Messi e ka konfirmuar pjesëmarrjen. Ronaldo ende nuk ka dhënë përgjigje pozitive. Nëse Tevez ia del ta bindë, dy rivalët e mëdhenj të futbollit modern do të ndajnë për herë të parë të njëjtën fanellë, jo si kundërshtarë, por si shokë skuadre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit