Ministri Demo uron festat e Nëntorit: Lirinë e trashëguam, të ardhmen e ndërtojmë bashkë

28 Nëntor 2026 | 09:38

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka përcjellë urimin për festat e Nëntorit përmes një videomesazhi së bashku me vajza dhe djem të Policisë së Shtetit.

“Lirinë e trashëguam, të ardhmen e ndërtojmë bashkë!”, është mesazhi i ministrit, i cili e lidh përgjegjësinë për të ardhmen e vendit me kujdesin për njerëzit, sigurinë e fëmijëve dhe mundësinë që familjet ta ndërtojnë jetën në Shqipëri.

“E bëjmë duke i qëndruar pranë atij që ka nevojë, duke u kujdesur që fëmijët të rriten të sigurt dhe që çdo familje ta ndërtojë jetën këtu, në Shqipëri”, shkruan Demo në mesazhin shoqërues.

Videoja sjell pamje të punonjësve të Policisë në shërbimin e përditshëm: në komunikim me qytetarët, në menaxhimin e qarkullimit, pranë shkollave dhe në patrullim.

Ministri shpreh mirënjohjen për punonjëset dhe punonjësit e Policisë së Shtetit që edhe gjatë festave qëndrojnë në detyrë, për t’u mundësuar qytetarëve të festojnë të qetë pranë njerëzve të tyre.

“Edhe në emër të tyre, ju uroj gëzuar festat e Nëntorit! Gjithmonë në shërbim të njerëzve!”, përmbyll urimin ministri Demo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot protestë kombëtare në Tiranë, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej” (VIDEO)

Ka nisur grumbullimi i protestuesve të parë në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet, ku këtë të shtunë zhvillohet protesta kombëtare e thirrur kundër qeverisë. Ata shihen...
10:35 | 28/11/2026

Ambasada Gjermane uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Në krah të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE

Ambasada Gjermane uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Qëndrojmë në krah të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka përcjellë urimin...
10:26 | 28/11/2026

28 Nëntori, liderët e Shqipërisë dhe Kosovës bashkë në Vlorë për ceremoninë e ngritjes së flamurit (VIDEO)

Në qytetin bregdetar të Vlorës po mbahet ceremonia solemne e ngritjes së flamurit kombëtar, me rastin e 114-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në...
10:17 | 28/11/2026