Momente tensioni janë regjistruar gjatë protestës kombëtare që po zhvillohet në Tiranë, ku disa prej qytetarëve të mbledhur në Sheshin Skënderbej kanë hedhur kapsolla.
Shpërthimet e para janë dëgjuar gjatë grumbullimit të pjesëmarrësve, duke krijuar një atmosferë të tensionuar në qendër të kryeqytetit.
Qytetarë të shumtë janë mbledhur në shesh për t’iu bashkuar tubimit të paralajmëruar për këtë 28 Nëntor, ndërsa hedhja e kapsollave ka shënuar incidentet e para gjatë protestës..